Deputetja Sara Mila ka reaguar pas videomontazheve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me bllokun e saj të shënimeve, ku ajo mban të dokumentuara problematikat dhe shqetësimet e banorëve të zonës së Papërit.
Mila sqaron se në videon origjinale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në platformat e saj sociale, blloku përmban shënime të mbajtura gjatë kontakteve me qytetarët. Sipas saj, në materialet e manipuluara që po qarkullojnë në rrjet, shënimet janë fshirë përmes përdorimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale.
Deputetja i cilëson autorët e këtyre videomontazheve si “luanë të tastierës”, duke theksuar se synimi i tyre është të zhvlerësojnë punën e saj pranë qytetarëve.
“Balta e ‘kazanit’ s’ma ndal dëshirën dhe as përkushtimin për të punuar, siç kam bërë që ditën e parë që qytetarët më besuan këtë detyrë fisnike”, shprehet Mila.
Ajo nënvizon se manipulimet në rrjetet sociale nuk do ta pengojnë të vijojë punën dhe të jetë pranë qytetarëve, duke dëgjuar dhe adresuar problematikat e tyre.
Reagimi:
“Mjeshtrat e TikTok-ut paskan bërë sot (dje) një zbulim të jashtëzakonshëm. Unë e paskam bllokun bosh. Më thoni ju mua; me atë me xham apo me atë pa xham e patë? Tentativat e çdokujt për të hedhur baltë të kotë mbi punën time për të qenë pranë qytetarëve, që në fakt nuk ka nisur me #PraniBesnike, sepse e kam bërë që në ditën 1, do të ngelin përjetësisht veçse përpëlitje të dobëta të një histerie online që s'ma ndal dot as hapin, as ambicien, as dëshirën për të punuar siç duhet dhe po, shumë herë, si askush tjetër”.
PRANIA BESNIKE
Ndërkohë që të gjithë deputetët nëpërmjet nismës “Prania besnike” çdo të premte do të realizojnë takimet në bazë me qytetatët ku dhe do të evidentojnë çdo shqetësim të tyre.
“Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj. PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE. NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës. MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrtarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje. Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon”, ka qenë dhe njoftimi zyrtar i Kryeministrit Edi Rama njëherësh dhe Kryetar i PS-së.
Sara Mila nuk e rruaka fare.....
Bravo, hic mos mendoje negativitetin e eger te politikes shqiptare.
Kazani mediatik të vazhdojë punën “ fisnike” Sara ecën përpara
Respekte Sara,je super vajze ndaj te sulmojne
Vazhdo Sara! Te kemi ndjekur qekur hyre ne parlament dhe gjithmone kemi thene -Sa me shume Sara ne parlament. Te admirojme per intelektin dhe perkushtimin. Mos u terhiq per asgje. Injorantet ate pune dine te bejne. Je krenaria jone.
Nje monster kanibale, mele, qe kafshon dhe ha dhe brenda llojit te vete.
Po ca pune ben ti moj ...? Ti je nje nga "frutat" e Edit qe pasi i shtrydh i hedh ne koshin e plehrave.
Sara Milen nuk e njihte njeri per fytyre ne Elbasan. Direktiva e dhene ishte te votohej SM me patjeter. Pa u rritur vici nuk behet lope, por ne Partine e Punes ndodhin goxha mrekulli.