Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjysma e sallës BOSH, gazetari publikon VIDEON nga takimi i Berishës në SHBA: Karriget “flasin” vetë

Shkruar nga Newsbomb
Gjysma e sallës BOSH, gazetari publikon VIDEON nga takimi i Berishës
Takimi i Berishës në New Yersey

Kreu i PD-së Sali Berisha prej tre ditësh ka nisur një vizitë në SHBA, e para që nga shpalla e tij “Non Grata” në maj të vitit 2021. Edhe pse e reklamoi gjerësisht në rrjetet sociale, duket se takimi i Berishës në SHBA, duket se ka qenë një dështim.

Gazetari Mero Baze ka publikuar një video ku shfaqet salla ku u zhvillua takimi në New Jersey, ku gjysma e sallës është bosh, ndërsa numri i pjesëmarrësve në këtë takim është i ulët.

Ndërsa më tej, gazetari ironizon me fjalët “Karriget flasin vetë”.

Por nuk është vetëm gazetari Baze që e konsideron takimin e Berishës “dështim”, pasi edhe aktivistja dhe ish-anëtarja e Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari e ka deklaruar diçka të tillë.

Kokalari ka publikuar foto të dy takimeve, në vitin 2021 dhe dje, në të njëjtin vend, ku shihet se numri i pjesëmarrësve është më i vogël se 5 vite më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese