SYRI TV/ Fermerët e Grabjanit të braktisur nga qeveria: Luledielli po shkon drejt zhdukjes, çdo vit po tkurrim mbjelljet

15:03, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e lulediellit në Grabjan të Lushnjes po shkojnë drejt falimentimit. Ata çdo vit ulin sipërfaqet me të mbjella të kësaj kulture për shkak të mungesës së tregut të brendshëm por edhe eksportit. Sipas tyre shteti që duhet të jete rregullatori i kësaj situate i ka braktisur fermerët.

Syri tv

Po tkurret nga viti ne vit të mbjellat me kulturën e lulediellin në Grabjan të Lushnjes. Tradita në këtë zonë po zhduket she shkak është bërë mungesa e tregut te shitjes për lulediellin. Fermerët thonë që jo vetëm në tregun e brendshëm por edhe te jashtëm nuk ka kërkesë për këtë kulturë, teksa shteti si rregullator nuk ka marrë asnjë mase

Fermeri Thanas Veliu, i cili merret prej 35 vitesh me kultivimin e lules së diellit kërkon shteti që të hedh sytë nga fermerët ti ndihmojë në shitjen e kësaj kulture, eksportin e saj por edhe dërgimin ne industrinë përpunuese për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare kulturës së lulediellit si dhe kulturave të tjera industriale.

Fermerët thonë se ende kanë prodhim të lules së diellit të mbetur nga vite me parë pasi nuk kanë gjetur treg shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco