Trump ndryshon ngjyrën e flokëve, reagime në rrjetet sociale

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Shtator 2026 | 15:13

Ngjyra e re e flokëve me të cilën u shfaq së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale ku janë krijuar edhe foto me IA me modele të ndryshme flokësh.

Fotot e presidentit amerikan teksa zbriste nga avioni Air Force One në New Jersey, rrugës për në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, tregonin flokët e tij më të errët se zakonisht.

Trump njihet për flokët e tij bjonde, por ato dukeshin ngjyrë kafe në fotot e bëra në Aeroportin Komunal të Morristown në New Jersey.

Ndryshimi i dukshëm erdhi vetëm disa ditë pasi ai mohoi se mbante paruke.

“Unë nuk mbaj paruke”, tha Trump në një fjalim më 2 shtator, duke iu referuar një tubimi zgjedhor të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e gjyqtarëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm

Gjykata Kushtetuese ka reaguar këtë të hënë lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit. Në një deklaratë për mediat, Gjykata...
13:31 | 07/09/2026

Euronews Albania rikthehet në Instagram, Meta po heton rastin

Pas më shumë se dy ditësh jashtë Instagramit, llogaria zyrtare e Euronews Albania është rikthyer dhe është sërish e aksesueshme për publikun. Rikthimi vjen pas...
11:54 | 07/09/2026

Kryeministri izraelit, Netanyahu: Katari është një shtet armiqësor!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se Katari ka ndikuar në politikën e Izraelit gjatë luftës në Gaza, duke e cilësuar Dohën si...
15:24 | 06/09/2026