Bosnja ndërpret sinjalin e televizioneve serbe gjatë varrimit të Mlladiçit

7 Shtator 2026 | 15:09

Televizionit publik të Republika Srpskas, RTRS dhe atij privat, Alternativa iu është ndërprerë transmetimi gjatë ceremonisë së varrimit të të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladiç.

Vendimin e ka marrë operatori kabllor, BH Telecom që ka thënë se ky transmetim e cenon interesin publik dhe ndjenjat e viktimave.

“Të nderuar përdorues, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Bosnjë e Hercegovinës, po ndërpresim shpërndarjen gjatë transmetimit të përmbajtjes lidhur me varrimin e Ratko Mlladiçit, i dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, pasi një përmbajtje e tillë mund të përbëjë drejtpërdrejt ose tërthorazi glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të cenojë interesin publik dhe ndjenjat e viktimave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në mesazhin e BH Telecom.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me nderimin e kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç...
22:16 | 07/09/2026

Rusia u lejon kompanive serbe fluturime të rregullta drejt Kaliningradit

Kompanitë ajrore serbe do të lejohen të kryejnë fluturime të rregullta drejt rajonit rus të Kaliningradit, pas një marrëveshjeje ndërmjet autoriteteve të aviacionit të dy...
20:12 | 07/09/2026

Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do...
17:36 | 07/09/2026