"Ah, sikur ta kisha shkruar vetë" - Rama ndan reflektimin për manipulimin dhe urrejtjen në hapësirën publike: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra, meriton të mbytet

7 Shtator 2026, 15:25Politika TEMA
"Ah, sikur ta kisha shkruar vetë" - Rama ndan reflektimin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tekst të gjatë, për të cilin sqaron se nuk është shkruar prej tij, por se është një nga ato shkrime që do të dëshironte t’i kishte shkruar vetë.

Rama e shoqëron postimin me një koment ironik, duke u bërë thirrje ndjekësve ta lexojnë, ndërsa teksti ngre akuza të forta.

Në tekst kritikohet ashpër ajo që përshkruhet si një “industri llumi”, e ngritur mbi shtrembërimin e fakteve, panikun, zemërimin dhe përdorimin e titujve apo videove të manipuluara për të nxitur reagime dhe për të gjeneruar klikime.

RRESHTAT MË POSHTË NUK I KAM SHKRUAR UNË, PO ËSHTË NJË NGA ATO RASTE KUR NJERIU THOTË: AH, SIKUR T’I KISHA SHKRUAR VETË…

Lexojini se do të gjeni shumë fytyra, zëra dhe mashtrime e dyfytyrësira nga jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike

Hapësira publike është kthyer në një sistem kanalesh të ujërave të zeza dhe kutërbimi nuk është nën këmbët tona, por po ngrihet nga foltoret, nga titujt dhe nga goja e njerëzve që e dinë se po jashtënxjerrin plehra, në emër të “guximit”.

Kjo është një industri llumi, e ngritur mbi shtrembërimin, poshtërimin, panikun dhe tërbimin, ku njerëzit bosh kanë mësuar se, nëse arrijnë t’i bëjnë qytetarët të urrejnë, askush nuk do ta vërë re se ata vetë nuk kanë asgjë të dobishme për të ofruar. Nuk u duhen zgjidhje kur mund të prodhojnë armiq, as u duhet karakter kur turma është e etur për mizori ndaj shënjestrës njerëzore të radhës.

Ky kanibalizim funksionon sepse shumë njerëz janë përshtatur e rehatur duke jetuar në vorbullën e tij. Ata e dinë se fragmenti i videos është prerë për të mashtruar, se titulli është fabrikuar si armë, se akuza është fryrë, se zemërimi është inskenuar dhe se njeriu që po tërhiqet zvarritet nëpër baltë është një qenie njerëzore e katandisur në një leckë për klikime dhe reagime. E dinë se faktet po spërdridhen për të nxjerrë një ulërimë therëse dhe fundja e dinë fare mirë, se gënjeshtra është gënjeshtër. Ama u pëlqen, thjesht u shijon tërë spektakli që prodhon gënjeshtra.

Një mospajtim nuk lejohet më të mbetet thjesht një mospajtim. Dikush duhet patjetër të jetë i korruptuar, i paaftë, mashtrues, i kapur ose pjesë e ndonjë konspiracioni të hatashëm. Njerëzit marrin një copëz informacioni, i ngjisin përfundimin që u përshtatet bindjeve të tyre, e hedhin në vorbullën e internetit dhe ja ashtu, si me magji, diçka që nuk ka ndodhur kurrë pranohet si fakt.

Zyrtarët dhe nëpunësit publikë trajtohen në mënyra që do të ishin të papranueshme pothuajse kudo e kurdoherë tjetër, a thua se thjesht zgjedhja për t’i shërbyer publikut nënkupton pranimin e një abuzimi pa kufi.Kjo është ajo që duhet t’i neveritë njerëzit. Jo mospajtimi, por oreksi për të parë dikë të keqtrajtohet dhe prapëseprapë për ta shpërndarë gënjeshtrën për të. Oreksi për të parë një fqinj të shndërrohet në armik, sepse kjo të kënaq më shumë sesa të pranosh që bota është ca më e ndërlikuar se sa duket. Dhe më e keqja, lejimi i një frikacaku me kamerë, mikrofon, titull në dorë apo platformë në zotërim, që të fusë dorën në kraharorin tonë, t’u drejtohet instinkteve tona më të këqija dhe të na bindë se ato janë parime.

Shumë njerëz nuk kanë më bindje politike, po kanë vetëm një varësi toksike. U duhet zemërimi i radhës, zuzari i radhës, videoja e radhës dhe justifikimi i radhës për t’u ndjerë më të mirë se të tjerët, pa qenë aspak njerëz më të mirë dhe ndaj ia kanë dorëzuar zhurmës krejt ndërgjegjen e tyre!

Shërbimi publik nuk duhej të kthehej kurrë në një material për thertoren e besimit, në një skenë për ego të papërmbushura apo në karburant për një makineri që i shndërron njerëzit në armiq imagjinarë për disa klikime. Një nënë që lufton të mos i fiken dritat nuk ka nevojë për tërbim teatral. Një veteran që pret kujdesin që i takon nuk ka nevojë për një video të manipuluar. Një mësues që blen me paratë e veta mjetet e shkollës nuk ka nevojë për panik të fabrikuar. Njerëzit që po përpëliten nga kostoja e rritur e jetesës nuk kanë nevojë për frikacakë të radhës që ua shesin urrejtjen si aftësi udhëheqëse.

Dhe ju lutem, ma kurseni predikimin e kujtdo që noton gjithë javën në kanalizimet e qelbura dhe pastaj shfaqet duke kutërbuar nga ambicia personale. Ma kurseni drejtësinë e rreme të njerëzve që i bëjnë qytetarët më të zemëruar, më pak të ndjeshëm e më pak të ndershëm, po edhe më të manipulueshëm, teksa për vete hiqen sikur po i shërbejnë diçkaje më të madhe se uria e tyre e pangijshme për vëmendje.

Nëse politika e tyre ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet. Nëse lëvizja e tyre ka nevojë t’i zhveshë njerëzit nga njerëzorja për të mbijetuar, ajo e ka vendin në kanalin e ujërave të zeza. Nëse ndikimi i tyre varet nga helmimi i njerëzve kundër njëri-tjetrit, ata nuk janë udhëheqës po vetëm pjesë qorre të këtij sistemi ujërash të zeza.

Në bisht fare, pyetja që mbetet është kjo: Çfarë je i gatshëm të bëhesh për të mposhtur njerëzit që të kanë thënë se duhet t’i urresh?

Nëse je gati të bëhesh gënjeshtar, frikacak, manipulues apo njeri që kënaqet duke parë njerëz të panjohur të zhvishen nga dinjiteti i tyre njerëzor, atëherë nuk e ke mundur kalbëzimin që thua se po lufton. Thjesht, je bërë pjesë e tij.

Brooks Williams, Administrator i Qytetit Ferris, TEXAS, SHBA

51 Komente

  1. H
    Hakiu

    Reflektim eshte vetum dorheqja jote o i smur mendor.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Votem pas disa muajsh jane Votimet ! Vota eshte arma ne boten e civilizuar Gomari gjuan shqelma Lexo..njerex te deshtuar..dhunuar semure psik...mendje lehte a trushperlare te denuar te pa pune pa arsim ..dine te marrin agje te japin familjes.......................

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fajtori.com

        Thesht ka ardhur koha të ndryshojë ky rend shoqëror i vjetëruar dhe i kalbur, dhe elitat politike duhet të garojnë bazuar në vlera të tjera! Krimi, Droga, Luftrat, dhe polarizimi shoqëror po i gërryejnë vlerat e këtij rendi shoqëror.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Nuk i ke shkruar ti, por jane shkruar per tipa si puna jote, o Kerrme. Ti je qenefi i madh, ti je gjirizi nga ku kullojne te gjitha ujrezezat e Aleances tende qelbese. Ti me Aleancen tende te qelbesirave, keni 13 vjet qe po ndotni hapesiren publike. Nje Shqiperi e tere kuterbon nga ere-kerrma jote. Ti je i vetmi qenef-burim ne bote. Qenef-mallkim per Shqiperine. Cdo fjale qe nxjerr nga qenef-goja, kuterbon sa te gjithe qenef-gojet e qelbesirave tua mediatike te marra se bashku. Shan kundershtaret e tu me fjalor rrugacesh, shan gazetaret, ato pak gazetare qe i ke kunder, shan kedo qe nuk te hedh qyrrat, qe te perbuz, shan edhe te tute, shan ministrat, deputetet e tu, shoke-shoqet e qenef-partise; shan gjithkend, ashtu sic pate share tet ate, dyke e turperuar publikisht per perversitete te felligshta. Thote fjala e urte: nje njeri qe shan babane e vet, se ka per gje te shaje gjithe boten, edhe zotin vete! Ti derbeder ujk e derr, flliqan-beterr, shan cdo dite edhe gjuhen tone shqipe, duke e ulur ate ne nivelin e qenef-batutave bajate. Batuta - kaq eshte niveli yt. Ti vete je nje batute. Nje qenef-batute, qe kuterbon ngado shkon, llapcine harom.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demo Krati

            Hajde duro Ramën deri në vitin 2033..,. Sepse demokracia qenka sistem më i keq se komunizmi...... Ikën me votë.... Me votë Rama nuk ikën kurrë.... E do shumica e popullit..... Dhe ky është difekti i demokracisë.... Pakica duhet ti nënshtrohet shumicës.. ... Piikë e zezë.... Hajde duro Ramën deri në vitin 2033..... Pastaj rritet Zaho dhe bëhet Zaho kryeministër...... Var veten o Skopidhe....

            Përgjigjjuni
          2. R
            Ram hajduti

            https://www.balkanweb.com/kryeministri-shqiptar-me-afer-beogradit-se-prishtines-kim-mehmeti-godet-tiranen-zyrtare-lojera-destruktive-kunder-kosoves-dhe-ballkani-i-hapur-ne-sherbim-te-serbise/#gsc.tab=0

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama para drejtesise

              Nuk mjafton doreheqja per nje bastard si rama. Ka vjedhur miliarda, duhet te shkoje para drejtesise, te jape llogari dhe t’i konfiskohen pasurite. E dime qe eshte e veshtire, por ky popull nuk ka te ardhme nese vazhdon te vidhet pa meshire

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shqiptari realist .

              Kur të ketë ngordhur Albin Kurti , atëhere do japë dorheqien Rama . Po ikë o Haki koqevari , ti qënke i pa turpshëm , të ka plasur cipa . Mua të më shanin e ofendonin shqiptarët siç bëjnë me ty e me komentet e tua , jo vetëm që nuk do të më zinte gjumi natën , po kurrën e kurrës nuk do të guxoja të komentoja në gazetat e Shqipërisë . Po ti qënke i pa turpshëm . Po ç' punë ke ti , more kopil sërb , se ç'do të bëjë Rama e Shqipëria ? E ke votuar Ramën ti ? Kujt i plasi kari nga neve shqiptarët , nëse janë gjallë apo kanë vdekur Albini dhe ju koqevarët ? Shko thyej qafën , zagar muti .

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali

                I marsh te keqen Hakiut se truri jot ska asnje emer

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juli

                  Ç'flet o Haki, o plere, o zvarranik, o pjelle e poshter, po njerzit si ty, te linduri nga llumi dhe te bere njish me llumin kurre nuk do te kuptojne se Edi Rama eshte dhurata me e madhe qe zoti i ka bere te gjithe kombit shqiptar!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tng

                    Dhurate kujt,cfar dhurate e ke fjalen,per zotin trego cfar i ka dhuruar ky,rritje cmimesh,burgosje pse vjedh korent nje pleqeri,apo dhurat e patronazhista spihunave,pidhi i kurvave qe duatrokasin kur ben lojna sikur po i ndoth dicka ne shtepi,ky shites interesash kombetare duhet varur.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    P S E ?

                    Ti Hakiu je me shtaaaaaza e te gjithe keqdashesve te jetes normale ne Shqiperi . Me shume mendoj se je jashte kufive te Shqiperise londineze dhe e ke profesion spiunllekun ne sherbim te te huajve , zanatin me te urryer te njerezimit ! n Nuk eshte aspak rastesi qe fle edhe naten me laptopin mes shaleve . Idjot i pa sherueshem .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tung

                      Me demek ti hyn ne grupin e atyre qe prosvalen pa te drejte?! Shume, shume pak ke degjuar deri tani. Sepse je personi qe nuk e do Shqiperine. I vetmi ne historine e saj. Fjalori i gjuhes shqipe me siguri do te pasurohet me ate fjalen qe do te te karakterizoje ty. Dardha e ka bishtin mbrapa.

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kërmat në litar

                      Pith motre! E shite dhe tradhtove Shqipërinë. Shtetin Bektashi do ndjekësh, në litar bashkë me familjen tënde të sarajeve të Surrelit

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali

                        Kafshe negative e pa shkolle e mbushur me urejteje deri ne gene.ti dhe femijet e familjen tende e uren.me kaq urejtje sa ke ne shpirt.hapi syte futi mires miresine vehtes jo negativitetin e urejtjen.shko puno mos ri vetem.me celular ne dore kafeneve e shikon vetem negativitetin ti o kermat ne litar

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Ton

                          Do ta marr ram hajduti ate qe meriton, por mire do jete sikur edhe keta vemjet qe e ndjekin qorrazi si zombie te kene fatin e tij. Askush qe pi gjakun e popullit te vet nuk shpeton, heret a vone, ne nje forme apo tjetren, merr denimin qe meriton

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fate

                          Shkrime me AI. Alarmi ka te pakten 10 vjet qe ka rene qe kur u pa ndikimi masiv i mediave sociale mbi shoqerine dhe shendetin mendor. Ne jemi shume, por shume vone. Sot edhe vet miliarderet e mediave sociale po ndryshojne algorithmin per te dukur me te pergjeshem pasi ndjekja e ketyre haleve online ka rene ndjeshem pervecse si ne vendet qe nuk jane shtete apo gjysem shtete si Shqiperia ku ende lajmet ndiqen me Facebook e Instagram. Dalin idiotet e ketyre haleve shqiptare e mburren qe jane te paret ne bote per ndjeksa nderkohe qe njerezit neper bot po largohen sa me shume nga keto hale dhe nuk duan ta dine fare. Brezi i ri ne Evrope apo edhe Amerike nuk kane fare profile ne keto hale.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haki ose Sidorela kush do qe te jesh..........

                            O Haki shko ha ndonje sufllaqe lere politiken e madhe ... ske faj aq te te ka dhene, kush i humbi qe ti gjesh ti .....

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sidorela Solfamivata

                              Doreheqje se duan 150 apo 200 maloqer, ca shtrmbanike, drogaxhinj e kurva? Nese pretendoni se jeni shume krijoni partine tuaj dhe po fituat ne gare elektorale hallall. Ndryshe hani mut kot jo 100 dite qe vini si rrocka verdalle bulevardit por edhe 300 dite sju llogarit njeri per rob te gjalle. Po si duken bathet jane larg pashket ose ska pashke fare se jeni nje thes me pleshta e karavidhe qe vini verdalle me gishtin ne bythe te njeri tjetrit, sepse jeni njerez te ligj ne mendje, ne shpirt dhe ne veprime. Ndaj keni ngrene mut e do vazhdoni te hani mut. Haj tung

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirana

                                Nuk e di per kete gishtin qe ja futin njeri tejtrit por qe jane te shemtuar, te eger ne surrat e sjellje kete e pashe me syt e mi. Vijne edhe era, te qelbin, mbase eshte e vertet qe jane drogaxhinj e pijanecer.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Popull i thjeshte

                                  Sa goje-shthurur, ju dhe ai me siper , vetem duke ofenduar dhe shprehur ligesi . Mjere ata qe ju qendrojne rrotull dhe kane te bejne me ju.

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Ketu eshte ber muti mullar,e ska bir kurve ta zgji

                                  Po te formojne parti keta analfabete,i bije qe te jene 500 parti,500 KM e 500 letra me vrime se te gjithe a jane vrim shpuar... Bota ne pergjithesi dhe vecanerisht Shqiperija ka mare rrugen e mutit ku njerzit apo familje te tera rrine ne tik tok dhe u besojne cdo carlliku,shpifin pef cdo njeri,fshataret kane zbritur ne qytet me mentalitetin e tyre shpellar e po i kthejne qytetet ne fshatra me plehra e kudo neper pallate llafazan fshati qe vetem rrine ne kafene,njerez te frustruar qe ne femijeri...

                                  Përgjigjjuni
                                3. J
                                  Ju nuk mund te jeni shqiperia e re

                                  Cdo ore e minut po e tregoni vehten me keto mllefe,sharje me fjale tejet banale qe jeni te nivelit nen zero,askush nuk ju voton.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fakt

                                    Edvini para zgjedhjeve: Populli shqiptar është ndër më inteligjentët. Edvini pas zgjedhjeve dhe pasi i plasin tubat e fekaleve nga korrupsioni: Populli shqiptar manipulohet nga gazetarët. Psikologët që merren me hajdutët ordinerë, pra ata që vjedhin pleq, tela korenti, biçikleta ,puseta, etj gjëra banale, thonë se hajdutët ordiner nuk pranojnë kurrë asnjë vjedhje pavarsisht se mund të jenë të filluar edhe me kamera 4K edhe me zë e figurë. Ndërsa hajdutët e bankave apo hajdutët e veprave të artit, e pranojnë veprimin e tyre pa më të voglin problem. Pra, këtu kemi të bëjmë me një hajdut ordiner.P. S. Thonë që e vetmja gjë që mund të ndryshojë një njeri fuqiplotë është kur i vjen turp nga vetja e tij. Ky s'ka më turp as nga vetja e tij.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Neri

                                      Mendova se jashtëqitja e Viçidolit ishte copa më e madhe e mutit në histori, por jam gabuar. Ky sharlatan e kaloi edhe si hajdut edhe si tradhëtar i tërbuar. Recitojnë poezi të bukura shqiptarve gjithë ditën që t'i hedhin trutë e gomarit dhe e shkërdhyen Shqipërinë ashtu siç duan armiqtë

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zgri

                                        Shife! Neri duket si "udheheqes" i madh qe po del ngs gjirizet dhe bane vleresimet pa e lexuar se cfare shkruan autori Rama. Nga teksti qe shkruan Neri duket qe eshte nje kokebosh i i talentuar qe i vlereson gjerat pa i lexuar me "permasa, dimensione dhe bapesira" qe e bejne te veshtire te kuptosh se me ke me te besh. Me duket ne shume si udheheqey protestd osd si budalla jo i rreikshem. I duhet protestes!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Neri

                                        Mendova se jashtëqitja e Viçidolit ishte copa më e madhe e mutit në histori, por jam gabuar. Ky sharlatan e kaloi edhe si hajdut edhe si tradhëtar i tërbuar. Recitojnë poezi të bukura shqiptarve gjithë ditën që t'i hedhin trutë e gomarit dhe e shkërdhyen Shqipërinë ashtu siç duan armiqtë

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          dsa

                                          Palaco i droguar dhe i coroditur i shkruan vete postimet me pas i mohon e me vone thote sikur t'a kisha shkruajtur vete, kerkon vemendje dhe shkeputje vemendjenga pervelimi i Revolucionit Flamingo. Qytetaret nuk permbahen revolta do te permbushe misionin e saj, te erdhi fundi funderrine antishqiptare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sali

                                            Te gjithe keta portalet fallco,Flamingot e llumi i fjalorit te urejtjes vjen nga te gjithe te punesuarit e kafeneve .Miss botoksa qe nuk dine cfare eshte puna .Keta te pa shkolle ,ketij llumi i shtohen dhe Trushpelaret ALBINISTA e myslimanet Tetovare .Noli e kishte drejt do ti vesh botes zjare bej bashke 2 kosovare.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Al Capone

                                              O Edo problemi nuk qendron ke ju por ke sbatusit...nese flasim per Turizem primarja eshte infrastruktura e fshatrave qe ndihmon blegtori, bujqesi turizem.... nese nuk investohet ke kjo pjese s'kemi gje ne terezi. S'gjidhni njeriun e duhur, jo njeriun e gabuar ne vendin e duhur...me kollare iku koha...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Po

                                                O skizofren mashtrues maskara pisllek kok globale egoist megaloman dorëzo ballukun o hale shave popull fuck you por po të bëhet litar. Opis o cyryk o skenderberr o Ismail qëmal oo{popooo I çmendur dëliri madheshtis po te ha o I trash I palar

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Suksese mej z.Rama per te miren e ketij vendi

                                                  Mos u bej merak z.Rama, vota e popullit eshte per ty, Erjon Veliajn dhe PS. Deri tani ke drejtuar plot pune te mira si rruget ngado ne ket vend, pensionet bravo e mot me mire, reformen territoriale bravo, shkollat e spitalet bravo, sherbimet oline me bravo akoma, progresi drejt BE ju lumte, etj. Por ju e dini se ka vend per me mire e me shume. Nuk mundemi te mos permendim se mire do ishte konsultimi me popullin edhe nepermjet referendumeve lokale e qendrore. Psh. nje referendum me disa pyetje per 1. Si e duan shqiptaret te rireformohet drejtesia qe sot eshte katastrofe; 2. Cfare pergjigje preferojne shqiptaret per nderhyrjen e Kurtit dhe Mickovskit ne punet tona te brendeshme si shtet; 3. A duan shqiptaret qe ju te keni gati nje plan rezerve pozicionimin gjeostrategjik te vendin ne situata kur Gjermania e Merz do na mbylle deren e BE apo nese BE shperbehet; 4. Pas Amerikes, me cilin vend do proferonin qe Shqiperia te afrohet maksimalish, qarte se duam me Italine, por po nese Italia nuk na pergjigjet, a do donin shqiptaret te afrohen me teper me Turqine e fuqishme qe pas 1991 na eshte gjendur prane ne kohe te veshtira, etj etj. Sa per shkrimin e zoterise nga Texas, ju nuk duhet ti referoheni fare, ai duket disfatist, rrjetat sociale po shkaterrojne demokracite perendimore, por ne kemi fatin qe e keqja e tyre tek ne ka mberthyer ata pak qe sot jane ne bulevard, si dhe PD e satelitet e saj qe jane mbeturina te komunizmit, prapambetjes malesore, dhe sherbetore te te keqes qe na vjen nga jashte. Sa per korupsionin, ate as ju e as vete Zoti nuk mund ta eleminoje, por ju duhet te gjeni mundesi si ta reduktoni,. Ju e dini me mire se ne se korupsioni grasaton makinerine e Kapitalizmit, e sidomos ate te Demokracise. Korupsioni renoi demokracine e Greqine e Lashte dhe ate tjetren ne kohen e Jul Cezarit. Kjo e sotmja edhte e treta qe lindi tamam pas luftes dyte boterore. Duket se nje model i ri demokracie po ravijezohet, por te shohim cili model do mbeshtetet me shume nga popujt e globit, ai i sotmi ne Usa apo ndonje tjeter hibrid/modofikim i modelit kinezo/nordik; koha do tregoje, ne vetem duhet te pergatitemi per tu orjentuar drejjt. Sot 95% e shqiptareve presin qe Sali vrasesi vrasesi te hetohet e gjykohet per shkaterrimet e vrasjet ne kete atdheun tone fort te dashur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. .
                                                    .....

                                                    Pyetja eshte fare e thjeshte, a genjen Kryeministri yne? Nese jo, atehere ai duhet votuar, nese po, atehere duhet mbytur (ashtu sic thote dhe vete ne komentin qe bene) ne genjeshtrat e tij.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      Universi shpresa ime

                                                      Je kryemashtrusi sot për sot , si I bie ? I bie që ta mbyllesh kapitullin tënd të të qënit pordhitikan .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Eccccccc boll me pradha

                                                        Boll boll boll a han Shqip o Tutkun na myten injorantat si Ram Muti si Sali Qefi poashtu dhe Like shurra

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Pa emër

                                                          Sepse jam autori i këtij shkrimi. !?

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. T
                                                          Tironsi

                                                          Flet i pafytyri për dyfytyrësi

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. s
                                                            sapa

                                                            Dmth sipas ketij kur noton ne mes ujerave te zeza ne adriatik duhet te thuash cfare uji i paster eshte ne det!Sepse keshtu te intereson ty!Pse vetem kjo eshte?po ushqimet me miza,po mishi i brazilit,po helmimi i njerezve neper restorante ,po vjedhja e qytetareve neper zyrat e ketij vendi etj etj jane te gjitha fantazi te njerezve te keqinj qe nuk thone te verteten??????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Analist

                                                              Turp per keta qe gjoja jane duke bere namin ne proteste.Paskan qene fare pa edukare me 200 apo edhe 10 mije nuk merr kurren e kurres pushtet ne demokraci.Me te thirrura se je pagur prape sa ne pushtet.Kini kohe te krijoni nje parti me sakon apo me nje mut tjeter se te gjithe jini mut qe po qelbni dynjane .Nuk mbeti njeri pa ju thene perjashto vetem sali krimineli qe ju thote mos e nderprisni po therisni edhe me shum3.Turp i madh ato femrat qe gjoja drejtojne protestat e tregojne bythet e pastaj kur eret vazhdojne seks.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Nastradini

                                                                Kleptokrat. Tani pyet Diellen o debili i Lindes me kapele te te thote se cfare dmth

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nastradini

                                                                  Ne fakt duket sikur e ka shkruar Linda dhe redaktimin e ke ber ti se ajo nuk shkruan aq larg Beles qe sdi as te flas po shefen e ben me mire nga ti. Sidoqofte ky eshte realiteti qe ke krijuar vete keto 14 te nje pushteti thelbesishte te korruptuar dhe teresishte i paafte per te ber ndonje pune per kete vend. Prandaj ta gezosh kete dhe gjithcka qe te veshin edhe ne menyre te eksagjeruar, se ti meriton te ikesh si askushi ne te bera dhe qe ka vetem nje dhunti, te flas pa fund vecanerishte per te justifikuar veten.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. X
                                                                    X

                                                                    Merak e paske zj. Rama o djalë…

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. E
                                                                    Enkoduji

                                                                    Nuk mund te mbrohesh dhe te mbrosh shtetin qe Ti drejton duke iu referuar kritikave per rrjetet sociale. Merru me punet e shtetit konkretisht, zgjidh ekip profesional dhe me kompetenca qe te besh shtet. Deri tani ke ngritur nje shtet kukullash, me kukulla , qe i komandon si deshiron vete. Je TURPI me i madh dhe deshtimi me spektakolar ne historine moderne te te berit shtet. Turp per mua qe te kam votuar ne te tera legjislaturat.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. F
                                                                      Fejsbuku

                                                                      Rama ka gjetur tani armen sesi te mos flasi per problemet duke u ankuar per ofendimet.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Fcb

                                                                        Po pse o te shkerdhefte kina robt , ca mashtrimi eshte kur 7 vjet nga renia e termetit dhe akoma njerezit rrugeve ? Ca do shkruaje vete ti qe une po genjej ? More 1.1 miliarde dollare dhe i vodhe me balluk dhe ahmetaj . Turp nuk ke qe genjen kaq hapur o monster ? Ptu...rrace bastarde .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. E
                                                                          Edi Rama

                                                                          Robt ku ti kesh do ti shkërdhejë ty të gjithë shqipëtarë me rroçkën e Gjigantit Edi Rama,ashtu si po ti shkërdhejnë për 15 vjet me radhë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. S
                                                                          Sula

                                                                          Në se do ta lexonin kete shkrim te gjithe shqiptaret, mbi 800 mije do te ishin dakord, rreth 100 mije do ti zinte terbimi, rreth 200 mije nuk do te kuptonin asgje por apriori do te ishin kunder, ndersa te tjeret do te ishin indiferente.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. d
                                                                            dsa

                                                                            Ka mberdhif torollaku duhet te shtaje dozen dhe te zgjase tubin e kallamit mne thje, i jane bere flegrat e hundes si te zezakeve, pergjegjesi mban tubi ha ha.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Ben

                                                                              Ky eshte fare idiot! Eshte ne pushtet dhe merret me mburret me shkrime qe kritikojne vete ate shoqeri qe ky e ka krijuar! O zot cfare njerzish drejtojne Shqiperine!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Mos e dobeso PS-ne o Ed Rama, aman

                                                                                O Ed Rama, edhe ketu tek Tema plehrat shfryjne eren e ndotur. Ju mos u merakosni, ja kaq jane sa ket, nje 30 qelbaniker qe i ushqe Zeni me corbe mishi te kalbur. Po don qe keta trutharet te zhduken nga rrjetat sociale o Edo, mos i jep leje ndertimi Zenit. Gojet e liga thone qe Zeni, me lejen tende te ndertimit, do shembe SHQUPin dhe ndertoje gradacele. Nese kjo vertet ndodh atehere te gjitha sa thuhen e shkruhen per do do besohen nga 75% e shqiptareve qe sot jane me PS.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. F
                                                                                  Fshatari

                                                                                  Ah sikur te besohej qeveria cilado qeveri. Parate e shqiptateve jane me te pastrat theriste qeveria para humbjes se firmave piramidale. Ndertimet ne Shqiperi jane me te pastrat therriste qeveria para se te vertetohej se ato ishin depozite e parave te pa pastruara. Emigrantet shqiptare jane me te pastertit ne bote ulurinte qeveria deri sa doli se ata ishin koka apo steehuesi i kirmit ne bote. Turismi eshte e ardhmja e Shqiperise ulurin sot qeveria deri sa kjo flluske sapuni te pellcase dhe shqiptaret qe investuan te humbasin parate si ne 97. Ah sikur te besoj qeveria dhe ne te jetonim ne boten e harmonise pa urretje por me plot dashuri per qeverine ne kopshtin me lule e mrekullira qe na siguron qeveria

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje