Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del FOTO: Ky është 55-vjeçari që vdiq sot në Levan, “Audi” i tij u përplas fort me “Benz”-in

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO: Ky është 55-vjeçari që vdiq sot në Levan,
Foto nga vendngjarja dhe Dashamir Beca

Fotoja që shikoni është e 55-vjeçarit Dashamir Beca, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga blutë bëhet me dije se shoferi i “Benz”-it është përplasur me “Audi”-n, duke i marrë jetën në vend shoferit 55-vjeçar Dashamir Beca, e duke lënë pas 4 të plagosur, tre familjarë të viktimës dhe shoferin e mjetit "Benz". Fatmirësisht bëhet me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Humbja e Dashamir Becës ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij. Jeta e 55-vjeçarit u ndërpre tragjikisht, duke lënë pas pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën.

Dashamir Beca do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 11:00, në qytetin e Tepelenës.

Del FOTO: Ky është 55-vjeçari që vdiq sot në Levan,
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese