E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë përpara Kuvendit

Ilustrim · Vizion Plus

Parlamenti nis sesionin e ri të martën në 8 shtator. Në  orën 11 do të  mblidhet Konferenca e Kryetarëve e cila përcakton ligjet që deputetët do të  miratojnë në 3 javët e ardhshme, ndërsa seance plenare do të mblidhet pasdite në orën 17.00

Mbledhja e parë e Parlamentit ka karakter kryesisht ceremonial dhe hapet me fjalën e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe më pas flasin kryetarët e grupeve parlamentare. I vetmi vendim i Parlamentit është miratimi i kalendarit trejavor.

Mes ligjeve të parashikuara për tu votuar nga deputetët në këto javë të para të shtatorit është drafti që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Ky ligj pritet ti japë zgjidhje konfliktit të krijuar mes qeverisë e sistemit të drejtësisë për rrogat e magjistratëve. Ndërkaq me kthimin e deputetëve në punë; duket se do të rikthehen edhe protestat para Parlamentit.

Qytetarët që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh para Kryeministrisë kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish të martën në proteste para Parlamentit

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh