Policia në Berlin ka njoftuar të hënën se po heton një zjarr në një nënstacion transformatorësh, duke shtuar më tej shqetësimet e sigurisë lidhur me një sërë sulmesh sabotuese ndaj rrjetit elektrik të Gjermanisë.
Ndërkohë, gazeta "Bild" ka raportuar se policia në qytetin perëndimor të Ëesel-it ka nisur operacione të gjera verifikimi, pasi u konstatua se gardhi mbrojtës rreth një nënstacioni tjetër transformatorësh ishte prerë.
Policia e Berlinit ka bërë të ditur përmes platformës X se po përpiqet të përcaktojë nëse zjarri që përfshiu një kantier ndërtimi dhe një nënstacion në lagjen Moabit ishte aksidental apo i qëllimshëm (zjarrvënie).
Autoritetet kanë shtuar se furnizimi me energji elektrike nuk ishte prekur aktualisht.
Policia gjermane ka njoftuar të premten se po kërkonte një burrë, i cili kishte dërguar letra ku merrte përsipër përgjegjësinë për një sërë sulmesh sabotuese ndaj rrjetit elektrik javën e kaluar, pasi në banesën e tij u gjetën sende që dukeshin si lëndë plasëse.
Policia gjermane çaktivizon 21 mjete shpërthyese të gjetura në lindje të vendit
Prokurorët në shtetin gjerman lindor të Saksonisë kanë njoftuar të hënën se autoritetet kishin gjetur gjithsej 21 mjete shpërthyese, në kuadër të hetimeve për sulmet ndaj rrjetit elektrik që i kanë mbajtur autoritetet në gjendje alarmi të lartë prej ditësh.
Hetuesit zbuluan nëntë mjete të tjera shpërthyese artizanale gjatë fundjavës, pranë linjave të tensionit të lartë në jug të nënstacionit "Graustein" në distriktin lindor gjerman të Görlitz-it, duke e çuar në 21 numrin total të mjeteve të gjetura, kanë bërë të ditur policia dhe prokurorët në një deklaratë të përbashkët.
Gjermania ka qenë në qendër të shqetësimeve evropiane lidhur me cenueshmërinë e infrastrukturës kritike, pasi javën e kaluar përjetoi një sërë incidentesh sabotimi në rrjetin elektrik, pas një sulmi me dron në gusht në aeroportin Leipzig/Halle, për të cilin qeveria ka fajësuar zyrtarisht Rusinë.
Policia gjermane ka njoftuar të premten se po kërkonte një burrë, i cili kishte dërguar letra ku merrte përsipër përgjegjësinë për një sërë sulmesh sabotuese ndaj rrjetit elektrik javën e kaluar, pasi në shtëpinë e tij u gjetën sende që dukeshin si eksplozivë. Burri është ende në arrati.
Gjetjet fillestare lidhur me një zjarr në një nënstacion transformatorësh në Berlin, të ndodhur më herët të hënën, rast për të cilin policia kishte deklaruar se po hetonte, treguan se incidenti ishte shkaktuar nga një defekt teknik. Këtë e ka raportuar revista "Spiegel", duke cituar komisioneren e policisë, Barbara Sloëik Meisel.
Ndërkohë, gazeta "Bild" ka raportuar se policia në qytetin perëndimor të Ëesel-it ka nisur operacione të gjera verifikimi, pasi u konstatua se gardhi mbrojtës rreth një nënstacioni tjetër transformatorësh ishte prerë.