Protesta në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 100-të, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur që nga dita e parë, duke u mbledhur çdo ditë para Kryeministrisë. Së fundmi, aktivisti Edison Lika ishte i ftuar në News24, ku bëri një bilanc të 100 ditëve të protestës dhe foli për vijimësinë e saj.
Ndërkohë, nesër në orën 17:00, është paralajmëruar nisja e sesionit të ri parlamentar. Lidhur me këtë, Lika deklaroi se protestuesit do të zhvendosen nesër përpara Kuvendit dhe do t'i presin deputetët me vezë.
“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i pritur me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar”, deklaroi Lika.

