75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / b l

Përparim Rama: Granti KfW gjermane për “Pastrimin” dështoi, nuk e nënshkroi Ministria e Hekuran Muratit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Financimit për projektin e “Pastrimit”, duke thënë se për këtë arsye ka dështuar granti nga qeveria gjermane.

Rama ka bërë të ditur se Kryeqyteti ka marrë vendim për krijimin e Ndërmarrjes Komunale të Pastrimit, me qëllim zgjidhjen e problemit me mbeturinat.

Ai ka thënë se do të përdoren të gjitha kompetencat e Kryeqytetit dhe se kjo çështje do të trajtohet me urgjencë në seancën e radhës.