Showtime

Gjesti dënohet me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

09/07/2026 15:54
nga:G B

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Vendimi është marrë pasi Kelmendi ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Marrëveshja ishte kundërshtuar nga avokati Besnik Berisha, përfaqësues i Onima-s, i cili deklaroi se Prokuroria ishte treguar dorëlirë ndaj Kelmendit.

“Ligjshmëria u shndërrua në mëshirë”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se asnjë qytetar tjetër i Republikës së Kosovës nuk do ta gëzonte një privilegj të tillë.