Një person vret motrën dhe plagos nënën në Klinë
Një grua ka vdekur sot në Prishtinë pas plagëve të marra një ditë më parë gjatë një incidenti në fshatin Poterq të Klinës.
Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar i ka vënë zjarrin krevatit ku ndodhej motra e tij, dhe më pas e ka sulmuar me mjete të forta nënën e tij. Të dy viktimat janë dërguar me urgjencë fillimisht në Spitalin e Pejës, e me pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë në gjende të rëndë shëndetësore.
Policia ka njoftuar se vajza nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga zjarri dhe ka vdekur. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. I dyshuari është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesje mjekësore dhe mbikëqyrje policore.
Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kurti reagon për varrimin e Mlladiçit: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
- 13:46 Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
- 13:45 “Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 13:42 Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 67-vjeçari në Krujë në flagrancë
- 13:40 Bardhi akuza qeverisë: Po cenohet pavarësia e sistemit gjyqësor
- 13:38 Balla: Reforma territoriale, prioritet i sesionit të ri parlamentar
- 13:36 Kurti reagon për varrimin e Mlladiçit: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit