Ja sa mblodhi të hyra tatimore ATK-ja për 8 muaj
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ja sa mblodhi të hyra tatimore ATK-ja për 8 muaj
atkk09
Foto Ilustruese
08/09/2026 - 15:55
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  ka inkasuar 813 milionë euro të hyra tatimore nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 100 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 14% rritje.

Sipas njoftimit të ATK-së, kjo performancë e të hyrave tregon një trend të fuqishëm të rritjes dhe një nivel gjithnjë e më të lartë të mbledhjes së të hyrave tatimore.

“Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro, duke dëshmuar qartë për përmirësimin e performancës në mbledhjen e tatimeve, por edhe për zgjerimin e bazës tatimore përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore  një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026