Deri në fund të vitit do të rinovohen 192 shtëpi për familjet e cenueshme
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deri në fund të vitit do të rinovohen 192 shtëpi për familjet e cenueshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet këtë vit, por edhe deri më 2028.
Sipas tij, vetëm deri në fund të 2026, do të përkrahen 192 familje të cenueshme përmes rinovimit të shtëpive.
Ai, pasi vizitoi të martën në Prishtinë njërën nga familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, të mundësuar përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe UNDP-së, me financim të Danimarkës, tha se ky numër do të shkojë në 280 deri në fund të programit, më 2028.
“Kjo është ndër 51 shtëpitë e familjeve të cenueshme që i kemi rinovuar. Siç e tha ministrja Rizvanolli, deri në fund të vitit do t’i përkrahim 192 familje duke ua rinovuar shtëpitë dhe në 2028 ky numër do të shkojë në 280 familje në tërë Kosovën. Tash, pesë anëtarët e familjes Dragidella do të kenë kushte më të dinjitetshme për jetë pas investimeve që janë bërë në termoizolimin e fasadës dhe çatisë...", tha ai.
Ndërkohë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se investimet në efiçiencën e energjisë do të ndikojnë në uljen e ndjeshme të konsumit dhe faturave të energjisë.
Rinovimin e shtëpisë e mirëpritën familjarët, të cilët u shprehën falënderues ndaj qeverisë dhe mbështetësve të programit për efiçiencë.
Tekstin e plotë mund ta gjeni në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/