Nesër deputetët rikthehen në Parlament, jashtë godinës protestë
Deputetët i përfunduan pushimet. Pasditen e së martës në orën 17:00 do të mbahet seanca e parë e sesionit të ri parlamentar.
Në këtë seancë e cila do të zgjasë pak minuta do të mbajë një fjalë kryetari i kuvendit, Niko Peleshi dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Nisjes së seancës pasdite, i paraprin paradite në orën 11:00 në kryesinë e kuvendit mbledhja e konferencës së kryetarëve ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.
Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore pritet të jenë në fokus të këtij sesioni.
Mazhoranca socialiste ka depozituar në kuvend një draft ku kërkon që vendi të ndahet në 46 bashki dhe 61 siç është ndarja aktuale.
Propozimi i tyre ka hasur në kundërshtimin e banorëve të 15 bashkive që preken nga kjo hartë e re.
Nisja e sesionit të ri parlamentar do të shoqërohet jashtë saj edhe me protestë.
Qytetarët që janë në bulevard prej 100 ditësh kanë paralajmëruar se do të grumbullohen pranë godinës së parlamentit në nisjes të sesionit, por edhe në çdo seancë tjetër gjatë muajt shtator.
LIVE/ Nis seanca në Parlament, protestë jashtë Kuvendit. Policia blindon zonën (VIDEO)
Protesta para Parlamentit, policia merr masa dhe rrethon zonën (VIDEO)
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë: 48 orë kohë për t’u larguar
- 17:03 Protestuesit ndjekin deputeten e PS-së teksa hyn në Parlament: Nuk i përfaqëson gratë (VIDEO)
- 17:03 Siguria publike dhe në shkolla, Hita takohet me strukturat e Policisë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë
- 16:57 LIVE/ Nis seanca në Parlament, protestë jashtë Kuvendit. Policia blindon zonën (VIDEO)
- 16:56 Nepal, 1,357 të vdekur pas rrëshqitjes së dheut, 5,326 ende të zhdukur
- 16:50 Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërkohet hetim parlamentar për çështjen KAYO
- 16:49 Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit