RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
​“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
📰 Lajme

​“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga Redaksia8 shtator 20265 orë më parë

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur tw martwn një pankartë para misionit të EULEX-it në Prishtinë, me mesazhin “Populli ju shpall të pafajshëm”.

Vendosja e pankartës vjen disa ditë para vendimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku më 16 shtator pritet të shpallet vendimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para misionit të EULEX-it ka folur edhe Flaka Fazlija, vajza e dëshmorit Fatmir Fazlija. Ajo tha se kërkohet drejtësi, por ajo nuk mund të jetë e drejtë nëse shkëputet nga historia dhe harrohet se kush ishte agresori e kush viktima.

“Ne kërkojmë drejtësi, por nuk mund të jetë e drejtë nëse shkëputet nga historia, nuk mund të ketë nëse harrohet agresori dhe kush ishte viktima. Nëse lufta shndërrohet pas shumë dekadash në një proces kur viktima duhet të dëshmojë vazhdimisht pafajësinë e saj. Sot para jush ne vendosim një mesazh që paraqet pritjen, dhimbjen e bindjen e mijëra qytetarëve të Kosovës. Në emër të Kosovës ju shpalleni të pafajshëm. Kjo pankartë nuk është vetëm një kërkesë, është një porosi, paralajmërim demokratik që Kosova nuk do të heshtë ndaj asnjë përpjekjeje që shtrembëron historinë e saj dhe vendos luftën e saj çlirimtare në bankën e të akuzuarve”, tha ajo.

Fazlija theksoi se në Hagë nuk janë vetëm katër emra, por, sipas saj, pas tyre qëndron historia e një populli të përndjekur e të masakruar.

Ajo u bëri thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare që të mos e harrojnë, siç tha, sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Kosova.

“Ne nuk presim vetëm një aktgjykim, presim përgjigjen e një pyetje shumë të madhe. A do të triumfojë drejtësia apo padrejtësia do të marrë vulën e drejtësisë. Në Hagë nuk janë vetëm katër emra. Pas tyre është një histori e një populli të përndjekur, e të masakruar. Nënat që kujtojnë bijtë, fëmijët që janë rritur pa baballarë. Këtu para misionit të EULEX-it i drejtohemi institucioneve ndërkombëtare, mos harroni se mbi cilën sakrificë është ndërtuar kjo republikë, mos barazoni çlirimtarin me pushtuesin. Dhe mos prisni se Kosova do të heshtë”, tha Fazlija.

Gjykata Speciale do të shpallë verdiktin final më 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, ka hyrë në fazën përfundimtare, pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe argumenteve të palëve. Vendimi i trupit gjykues pritet të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme që nga fillimi i procesit në Hagë.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./kp

Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia
LAJMI TJETËR →
Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

Lexo edhe

Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Lajme

Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë

27 gusht 2026
“Ora e Pritjes” po vazhdon numërimin e ditëve deri te vendimi për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

“Ora e Pritjes” po vazhdon numërimin e ditëve deri te vendimi për ish-krerët e UÇK-së

23 gusht 2026
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Lajme

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21 gusht 2026
​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj
Lajme

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

21 gusht 2026
Deklarata e zëdhënëses së Speciales nxitë reagime në Kosovë
Kosova

Deklarata e zëdhënëses së Speciales nxitë reagime në Kosovë

12 qershor 2026
​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës
Lajme

​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

11 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Dokumente të falsifikuara për pronën 1.5 milionëshe, arrestohen 5 të dyshuar
Lajme

Dokumente të falsifikuara për pronën 1.5 milionëshe, arrestohen 5 të dyshuar

1 orë më parë
Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Politikë

Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

2 orë më parë
Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro
Lajme

Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

2 orë më parë
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
Lajme

Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike

3 orë më parë