RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
Seanca e pasafatshme e së mërkurës, deputetët në dilema?
📰 Lajme

Seanca e pasafatshme e së mërkurës, deputetët në dilema?

nga Redaksia8 shtator 20269 orë më parë

Vazhdimi i seancës konstituive për të mërkurën ka krijuar dilema ligjore tek subjektetet ish-opozitare për shkak të tejkalimit të të gjitha afateve kushtetuese. Fillimisht u tejkalua afati kushtetues prej 30 ditëve për konstituimin e Kuvendit e më pas edhe një afat tjetër 30 ditor të interpretuar nga LVV. Kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, vendosi vazhdimin e seancës konstitive më 9 shtator. Megjithatë, pavarësisht dilemave ligjore që mund të dalin në seancën e pasafatshme të së mërkurës, deputetët e LDK-së e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Por, deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku gjithashtu la të hapur mundësinë që të shqyrtohet në kushtetuese shkelja e afateve për konstituimin e Kuvendit.

““Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqenëse Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj. Ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë dhe institucioneve t’iu kthehet funksionaliteti i tyre”

Partia Demokratike e Kosovës, pas protestave të përditshme dhe kërkesave për thirrje të seancës konstituive, në fundjavë paralajmëroi fazë të re veprimesh. Deputet të PDK-së, kanë paralajmëruar edhe ankesë në kushtetuese për çdo veprim në Kuvend pas 7 gushtit, afati i fundit i përcaktuar nga Kushtetuesja për konstiuimin e Kuvendit. Ndërkohë, në pikëpyetje pjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e seancës konstituive e lanë Aleanca. Deputeti Burim Ramadani tha se veprimet politike të Aleancës përfshirë mundësinë e ankimimit në kushtetuese do të mësohen me kohë. Por, Ramadani tha se oferta prej 6 pikave që kjo parti kishte për LVV-në në mënyrë që të krijohet kuorumi për votimin e presidentit të ri, ka përfunduar pas refuzimit të kryetarit të LVV-së.

“Ajo çështje ka përfundu oferta e Aleancës është refuzu më 1 shtator kur për herë të parë ka folur Kurti e ka refuzu. Hera e parë dhe e vetme që ka folë për atë ofertë ka qenë me 1 shtator e ka refuzu", tha Ramadani për rtv21

Seanca kontituive u ndërpre dy herë gjatë muajit gusht, kur kryetari i LVV-së, Albin Kurti kërkoi më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin. Herën e dytë më 8 gusht, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, goditi me ve Kurtin, dhe që nga ajo ditë Dehari më nuk e ftoi seancën. Ndërkohë, drejtori i institutit kosovar për drejtësi Ehat Miftaraj, vlerëson se edhe pse seanca e 9 shtatorit është e pasafatshme dhe në shkelje kushtetuese, deputetët e subjekteve politike duhet të kontribuojnë në formimin e institucioneve. Miftaraj, vlerëson se nëse nga kjo legjislaturë do të zgjidhet një president, ai do të jetë legjitim.

“Po sepse qeveria dhe presidenti nuk janë fajtor pse deputetët janë të papërgjegjshëm apo kryesuesi i seancës Avni Dehari vendos të shkelë kushtetutën me qëllim dhe tejkalon afatet kushtetuese. Pra pushtetet janë të ndara shkeljën kushtetuese e ka bërë kryesuesi i seancës...”, deklaroi ai për rtv21

Lidhur me legjitimitetin e presidentit të ri, i cili eventualisht mund të votohet, ekspertët juridik kanë interpretime të ndryshme. Megjithatë, ata në vazhdimësi kanë përmendur nevojën që kjo çështje të marr një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për të bllokuar mundësinë që tejkalimi i afateve kushtetuese të bëhet normë në të ardhmen./RTV21/21Media


Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia
LAJMI TJETËR →
Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

Lexo edhe

S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive

12 gusht 2026
Kosova po vepron brenda një absurditeti juridik
Lajme

Kosova po vepron brenda një absurditeti juridik

3 shtator 2026
​“Po flasin hashamet”, dy interpretime për afatin e ushtrimit të detyrës së Presidentit
Lajme

​“Po flasin hashamet”, dy interpretime për afatin e ushtrimit të detyrës së Presidentit

23 gusht 2026
Dehari hesht, Kurti s’përgjigjet për seancën konstituive
Lajme

Dehari hesht, Kurti s’përgjigjet për seancën konstituive

18 gusht 2026
PDK-ja sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës për të enjten
Lajme

PDK-ja sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës për të enjten

19 gusht 2026
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Kosova

Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

15 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Dokumente të falsifikuara për pronën 1.5 milionëshe, arrestohen 5 të dyshuar
Lajme

Dokumente të falsifikuara për pronën 1.5 milionëshe, arrestohen 5 të dyshuar

1 orë më parë
Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Politikë

Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

2 orë më parë
Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro
Lajme

Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

2 orë më parë
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
Lajme

Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike

3 orë më parë