Lajme

Sadiku: Kur Qeverinë e udhëheqin njerëz që gjithë jetën e kanë kalu duke gjujt policinë me gurë, mos prit përmirësim të arsimit

09/08/2026 14:30
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë, duke e lidhur gjendjen e arsimit me, siç ka thënë ai, nivelin e udhëheqjes politike, raporton GazetaBlic.

Sadiku ka kritikuar figurat qeverisëse për të kaluarën e tyre politike dhe për nivelin e përgatitjes, duke deklaruar se rezultatet në zgjedhje nuk janë dëshmi e aftësisë për të qeverisur.

“Vota mundet me ta dhanë pushtetin. Nuk mundet me ta dhanë dijen. Jeni të padijshëm, të papunëtorë, të dobët dhe të ligë. Ecni në shpi. S’jeni për me udhëheqë sen”, ka shkruar Sadiku.