Lajme

Mbrojtja e Thaçit dy orë kohë për fjalën finale në aktakuzën e dytë, Specialja me detaje për datat 10, 11 e 14 shtator

09/08/2026 13:27
nga:L J

Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike detajet që lidhen me rastin e dytë në të cilën akuzohet Hashim Thaçi dhe të tjerë, për ndërhyrje në drejtësi.

Mbrojtja e Hashim Thaçit do t’i ketë dy orë kohë për fjalën përfundimtare, derisa Prokuroria Speciale do t’i ketë tri orë.

Smakaj, Kilaj, Kuçi e Fazliu do t’i kenë nga dy orë e më pak.

Derisa sa i përket të drejtës për përgjigje, Prokuroria Speciale do t’i ketë 1 orë kohë, mbrojtja e Thaçit do t’i ketë 30 minuta, dhe mbrojtjet e të tjerëve nga 15 minuta secili.

Palët njoftohen se seancat dëgjimore më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 do të fillojnë në orën 9:30 të mëngjesit dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

Gjyqtari i Vetëm Gjykues mund t’u bëjë pyetje Palëve në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e Speciales.