Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Aleancës, Ardian Gjini konferencë për media

09/08/2026 16:03
nga:L J

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, e cila pritet të nisë në orën 18:00.

Pas përfundimit të mbledhjes, në orën 19:00, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e agjendës së mbledhjes, ndërsa pritet që Gjini të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e AAK-së.