Rama: Jemi ngritur në nivel të lartë të mbrojtjes kibernetike. Po punojmë për e-Albania 2.0, standarde të reja shërbimi dhe aksesueshmëri më të lehtë

8 Shtator 2026, 15:00Politika TEMA
Rama: Jemi ngritur në nivel të lartë të mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë në Shqipëri, ku foli për transformimin digjital të vendit dhe sfidat që sjell ritmi i shpejtë i zhvillimit teknologjik.

Rama tha se zhvillimet e reja në teknologji përbëjnë një mundësi të madhe për Shqipërinë, por njëkohësisht edhe një sinjal alarmi, pasi vendi rrezikon të mbetet pas nëse nuk ecën me ritmin e kohës.

“Jemi të vetëdijshëm që të gjitha temat e diskutimit janë një dinamikë të jashtëzakonshme, gjë që është një bekimi madh për vende si ynë, sepse mund të bëjmë kapërcime të mëdha falë teknologjisë dhe nga ana tjetër është sinjal i vazhdueshëm alarmi sepse mund të ngelim shumë mbrapa nëse nuk ecim me ritmin e kësaj kohe të re”, tha ai.

Duke folur për zhvillimin e teknologjisë në Shqipëri, Rama tha se sektori sot eksporton 222 milionë euro produkte, rreth tre herë më shumë se disa vite më parë, ndërsa numri i profesionistëve të teknologjisë ka arritur në afro 30 mijë.

Sipas tij, shtatë në dhjetë profesionistë të këtij sektori janë nën moshën 35 vjeç, ndërsa teknologjia ka një peshë prej 2.2% në prodhimin e përgjithshëm kombëtar.

“Disa të dhëna tregojnë se në çfarë dinamike të jashtëzakonshme është sektori i teknologjisë që sot eksporton 222 mln euro produkte, tre  herë më shumë se sa pak vite  më parë. Sot  në këtë sektor janë aktivë thuajse 30 mijë profesionistë të  teknologjisë, shifër që ka ndryshuar  edhe brenda këtij viti dhe 7 nga 10 protagonistë të këtij sektori janë nën moshën 35 vjeç. Kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe në prodhimin e përgjithshëm kombëtar, sektori ka një peshë të lexueshme prej 2.2%. duhet të jetë më e lartë, por është një shofer kuptimplotë për potencialin e vet”, theksoi ai.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Rama ia kushtoi sigurisë kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria është ngritur në një nivel të lartë të mbrojtjes kibernetike. Ai iu referua renditjes së National Cyber Security Index 2026, ku, sipas tij, Shqipëria renditet në vendin e parë.

“Ngritja e Shqipërisë në nivelin më të lartë të mbrojtjes kibernetike, gjë e nënvizuar edhe nga National Cyber Security Index 2026, ku Shqipëria rankohet në vendin e parë. Nuk ka asnjë çudi në këtë mes sepse ky është bekimi i teknologjisë, të jep mundësi të bësh kapërcime që përndryshe do ishin jashtëzakonisht më të ngadalta. Na u desh një sulm i egër mbi infrastrukturën tonë digjitale për të marrë masa, për të investuar në mbrojtjen kibernetike dhe për të patur sot një modul shumë të zhvilluar të mbrojtjes kibernetike”, deklaroi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, e-Albania 2.0 do të sjellë standarde të reja shërbimi dhe aksesueshmëri më të lehtë për qytetarët, duke e çuar më tej procesin e digjitalizimit të administratës publike.

Ai u ndal edhe te “Diella”, duke thënë se sistemi tashmë është konsoliduar dhe se qeveria po punon për shtrirjen e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale edhe në fusha të tjera të administrimit publik.

“Aktualisht jemi në rritje të vazhdueshëm të aplikimeve në platformën ealbania. Në ndërkohë që jemi duke punuar për të ndërtuar të parin sistem 360 gradë të prokurorimit publik me inteligjencë artificiale dhe për të ridizjanuar ealbanian dhe për të hyrë në gjeneratën e dytë të saj, ealbania 2.0, me standarde të reja shërbimi dhe aksesueshmëri shumë më të lehtë. Të gjitha këto janë pjesë e një procesi që vazhdon. Diella tani është konsoliduar dhe po punojmë për të shtrirë modulin me fëmijët e Diellës edhe në zona të tjerat ë administrimit publik”, bëri me dije Rama.

8 Komente

  1. N
    Nastradini

    Ky eshte debil komplet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Po na shkrive lere platformat e tua qe hackeroen me telefon kane siguri te larte. Je dorheqjen deshtak dhe zhduku se njgjan si evgjite qe bredh me ariun plazheve.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari I revoltuar

        E- albania eshte kthyer nga nje instrument i fuqishem ne duar te qytetareve kunder korrupsiont sic thote Rama ne nje instrument te paster businesi dhe mos- sherbimi te qytetareve kur behet fjale per aplikime ne ASHK ( hipoteke). Cdo qytetar merr pergjigje absurde, ndonse fillimisht i thuhet " aplikimi juaj u be me sukses". Diella , ministrja e Rames, eshte aleatja me e ngushte e maskarenjve te hipotekes. Pa mesazon askush nuk merr certifikate pronesie !

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eh cna gjeti

          Ore idioti i Lindes. Ne cilin planet jeton ti, debil i noteruar. Ne nuk kemi uje ne çezma, ti flet per satelite. Mire ti, qe ke shkare me kohe, nuk ka mbetur ndonje njeri me mend rreth teje qe te te shkule veshet ?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tini

            Aplikon per rivleresim. Te vijne 2, 3 pergjigje negative kot fare. Te paguash 3 here nga 50 mije leke.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bojaxhi dhe specialist per gjithcka ehu!

              Cmenduria, ka marre revanin, tek kjo qenie budalli, qe pozicionohet si i ditur.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Respekte i nderuar KM Rama

                Bravo zoteri Kryeminister. Ju lutemi konsideroni mundesine qe sherbimet konsullore per emigrantet te ofrohen edhe nepermjet konsullatave italiane, turke etj. ne qytetet e medha neper bote ku nuk ka prezence te konsullatave tona. Konkretisht, ne Kaliforni,k ku jetojne jo pak shqiptare, nuk kemi konsullate shqiptare, por kemi disa te tilla italiane apo turke. Mire do ishte qe me keto shtete te negocioni qe ne zyrat e tyre te ofrohen sherbime konsullore shqiptare. Psh, nese femijeve tane u duhet karte identiteti ata duhet te udhetojne dy here ne NY per te mbaruar pune, pasi te duhet te shkeputen nga puna dhe te shpenzojne per udhetim e qendrim ne hotel ne NY, shtojme aty edhe qe nuk kane ku te lene femijet e vegjel per te shkuar ne NY. Shpresojme te na mirekuptoni e ndihmoni.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SSH

                  Deklarata tipike të një sekretari me diplomë vizatimi, që paguhet nga ata që e kanë peng prej loqesh, vetëm për t'u përgjigjur në telefon

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje