Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke përgatitur lëndë narkotike në doza, me qëllim shitjen e tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të aksioneve kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin J.C., 27 vjeç, banues në Paskuqan, në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndët narkotike.
Në momentin që ka konstatuar efektivët, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan doza kokaine dhe Cannabis Sativa, një sasi përzierjeje Crack, si dhe municion luftarak.
Tiranë/Shërbimet “Shqiponja” godasin një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.
Kapet në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndët narkotike, me qëllim shitjen, 27-vjeçari, i cili sapo konstatoi shërbimet, tentoi të largohej me vrap.
Në vijim të aksioneve policore, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i intensifikimit të punës operative me këtë objekt, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” goditën një tjetër rast të sigurimit të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre në doza.
Për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.
Ai është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.
Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet, si rezultat i të cilëve i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje