AfD-ja ‘thyen’ barrierat, kush po e voton të djathtën ekstreme?

8 Shtator 2026, 15:30Bota TEMA
AfD-ja ‘thyen’ barrierat, kush po e voton të djathtën

Vala e AfD-së, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, ka përfshirë pothuajse të gjithë landin e Saksoni-Anhaltit. Pesë vjet më parë, pjesa më e madhe e zonave zgjedhore në këtë land votoi për CDU-në, partinë e qendrës së djathtë të kancelarit Friedrich Merz.


Këtë herë rezultati ka ndryshuar ndjeshëm.


Në zgjedhjet e vitit 2021, AfD-ja doli e para vetëm në një zonë zgjedhore, ndërsa CDU-ja fitoi në 40 zona të tjera. Tani situata është përmbysur: AfD-ja ka dalë e para në 38 zona, ndërsa në tri zonat e mbetura, që ndodhen në qytetet më të mëdha, Magdeburg dhe Halle, ka fituar partia e majtë Die Linke.

Të dhënat për lëvizjen e votuesve tregojnë se si arriti AfD-ja në këtë rezultat. Partia ka bindur të votojnë 157 mijë persona që pesë vjet më parë nuk kishin marrë pjesë në zgjedhje.


Por pjesa më e madhe e votave të reja ka ardhur nga CDU-ja. Rreth 83 mijë votues të CDU-së kanë kaluar te AfD-ja.


AfD-ja ka marrë gjithashtu rreth 20 mijë vota nga partitë e majta dhe pothuajse po aq nga FDP-ja, partia liberale, e cila këtë herë nuk arriti të kalojë pragun prej 5% për të hyrë në parlamentin e landit.


Vetëm rreth 2 mijë votues janë larguar nga AfD-ja drejt partisë BSW të Sahra Wagenknecht.

Burrat votojnë më shumë për AfD-në

Dallimi mes burrave dhe grave është i dukshëm. Rreth gjysma e burrave në Saksoni-Anhalt kanë votuar për AfD-në. Te gratë, mbështetja për këtë parti është 39%.

Në të kundërt, gratë kanë votuar më shumë për CDU-në: 19% e grave, krahasuar me 15% të burrave.

AfD-ja është shumë e fortë edhe te të rinjtë

Të dhënat sipas moshës janë veçanërisht interesante.

Mes të rinjve nën 25 vjeç, AfD-ja ka marrë 42% të votave. CDU-ja, e cila ka drejtuar Saksoni-Anhaltin që prej vitit 2002, ka marrë vetëm 5% në këtë grupmoshë.

Partia e majtë Die Linke ka marrë 17% të votave të të rinjve nën 25 vjeç.

Megjithatë, mbështetjen më të madhe AfD-ja e ka te personat e moshës së mesme. Mes votuesve 35 deri në 59 vjeç, ajo ka marrë më shumë se 52% të votave.

Rezultati më i dobët i AfD-së është te personat mbi 70 vjeç, ku ajo është barazuar me CDU-në, me nga 31%.

Ndërkohë, Të Gjelbrit kanë marrë mbështetjen më të madhe te të rinjtë e moshës 25–34 vjeç, me 16%.

Më pak arsim, më shumë vota për AfD-në

Një tjetër faktor i rëndësishëm është niveli i arsimimit.

Mes personave me arsim të mesëm ose profesional, AfD-ja ka marrë pothuajse 60% të votave. Në këtë grup, Të Gjelbrit kanë marrë vetëm 3-5%.

Ndërsa te personat që kanë përfunduar universitetin, mbështetja për AfD-në bie në 30%. Në këtë grup, Të Gjelbrit marrin 16%, pothuajse dyfishin e rezultatit të tyre në total.

Për CDU-në, niveli i arsimimit duket se ka shumë pak ndikim: partia ka marrë rezultate të ngjashme si te personat me arsim më të ulët, ashtu edhe te ata me arsim të lartë.

Pakënaqësia ekonomike favorizon AfD-në

Edhe gjendja ekonomike duket se ka ndikuar shumë në mënyrën se si kanë votuar njerëzit.

Mes punëtorëve, AfD-ja ka marrë gati 60% të votave.

Ndërsa te personat që thonë se janë të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare, AfD-ja ka marrë pothuajse dy të tretat e votave. Asnjë parti tjetër nuk ka arritur 10% në këtë grup.

Veçanërisht i dobët është rezultati i SPD-së, partisë kryesore të së majtës gjermane. Mes njerëzve që ndihen ekonomikisht më të pasigurt, SPD-ja ka marrë vetëm 3% të votave.

Në anën tjetër, te personat që janë të kënaqur me të ardhurat dhe gjendjen e tyre ekonomike, mbështetja për AfD-në bie në 37%. CDU-ja arrin në 20%, ndërsa edhe SPD-ja dhe Të Gjelbrit marrin rezultate më të mira.

Filozofi gjerman Hegel shkruante se “bufi i Minervës e nis fluturimin vetëm në muzg”, duke dashur të thoshte se shpesh kuptimi i ngjarjeve bëhet i qartë vetëm pasi ato kanë ndodhur. Në rastin e Saksoni-Anhaltit, megjithatë, rezultati i zgjedhjeve mund të jetë fillimi i një epoke të re, jo vetëm për politikën gjermane, por edhe për politikën europiane.

 

1 Komente

  1. S
    Shvejk

    Gjithe bythqirat lesbiket kane votuar Afd dihet,se ka dale si mode te ekstremi djathte Patriotlesgay.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje