Shqipëria pjesë e Kodit Global- Nga të dhënat te financimi, forcohet mbështetja për gratë sipërmarrëse

8 Shtator 2026, 15:20Ekonomia TEMA
Shqipëria pjesë e Kodit Global- Nga të dhënat te financimi,

Një akses më i madh për gratë në financim, si dhe një kuadër më i strukturuar për mbështetjen e sipërmarrjes së grave, është ky qëllimi kryesor i iniciativës globale “Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, së cilës tashmë i është bashkuar edhe Shqipëria.

Nisma synon gjithashtu përdorimin më të mirë të të dhënave, identifikimin e boshllëqeve në financim dhe bashkëpunimin mes institucioneve publike, sektorit financiar dhe organizatave të biznesit.

“Suksesi do të jetë kur një grua me ide të mirë biznesi të ketë akses në informacion, produkte dhe financim që i mundësojnë asaj ta kthejë atë ide në një biznes të qëndrueshëm dhe konkurrues”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Një nga komponentët kryesorë të nismës është krijimi i një pasqyre kombëtare të financimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të ndarë sipas gjinisë. Qëllimi është që institucionet financiare të kenë një kuptim më të qartë të nevojave dhe potencialit të këtij segmenti të tregut.

“Digjitalizimi është i rëndësishëm për të gjithë shoqërinë, por po aq e rëndësishme është edhe fuqizimi i gruas sipërmarrëse, si për vetë gratë, ashtu edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të dyja këto janë dy gurë themeli për rritjen dhe modernizimin e ekonomisë shqiptare. Në BERZH, ne jemi të ndërgjegjshëm se barazia gjinore nuk është thjesht një qëllim në vetvete, por një forcë e madhe shtytëse për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror”.

Për rezultate konkrete, të pranishmit theksuan nevojën për produkte financiare të përshtatura për gratë sipërmarrëse dhe për një bashkëpunim më të ngushtë institucional. Në këtë proces, rol thelbësor pritet të kenë institucionet financiare dhe publike, organizatat e biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Internacionalja komuniste ( Globaliste) Kominterni i ri. Nuk e kuptoj kush i ka penguar grate te zhvillojne bisnese e te behen sipermarese? A ka ndonje ligj qe thote se grate duhet te mos behen sipermarese? ( Iku koha kur "Pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne qumez" - Kapedani filmi) . Nga ana tjeter a eshte kjo politike e Kominternit diskriminuese ndaj gjinive ( burrave) ? Keto jane lojra te globaisteve (Kodit Global) per te krijuar nje sistem pa shtete e kombe por drejtuar nga nje grup njerezish ( Kominterni) qe ne fakt eshte nje sitem ku te fuqimshimit do te mbajne nen kontrol. te dobetit. Pra ska lidhje me gjinite, as me racat as me preferancat seksuale, ( aq sa nuk kishte diktatura e proletarjatit te bente me proletarjatin) keto jane kontradita ( si lufta e kalsave) qe krijohen per te vendosur nje sistem gloabl te nje grupi njerezish ( si kominterni )

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje