Rregullorja që kufizon mediat dhe frika e Erion Banit nga transparenca

8 Shtator 2026, 13:45Kronika Bjorn Runa

Në datën 7 gusht, si Kryeredaktor i gazetës TemA dhe në ushtrim të së drejtës për informim, iu drejtova GJKKO-së me një kërkesë zyrtare me shkrim, nëse mund të na vinin në dispozicion një dokumentacion lidhur me hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Rregullores së Sigurisë, nisur nga shqetësimi për kufizimet që kjo rregullore vendos veçanërisht ndaj medias dhe që atëherë ishte ende e paqartë se si do të zbatohej.

U desh gati një muaj që kreu i këtij institucioni, Erion Bani, të gjente kurajon për t’u përgjigjur. Fatkeqësisht, nuk i ka gjetur ende dokumentet që i kërkuam, në të drejtën tonë për informim. Në vend të tyre, Bani duket se ka hasur në një problem të madh për të verifikuar nëse jam vërtet kryeredaktor i TemA-s, ndërkohë që emri, poizicioni dhe kontakti im janë publike në gazetë dhe në faqen e saj në ueb. Mund ta imagjinoj sa është lodhur zoti Bani për të vërtetuar një informacion ndërkaq publik. Në fund të fundit, nuk është e lehtë të zbulosh kush është kryeredaktori i një gazete kur emri i tij është i shkruar në faqen e vetë gazetës. Por, nëse për të është kaq e vështirë ta bëjë këtë – aq sa i duhet një muaj kohë për të kthyer një përgjigje gjenerike - çfarë mund të presim nga aftësitë e tij për të analizuar e reflektuar dosjet prej mijëra faqesh që atij dhe anëtarëve të tjerë të GJKKO iu vihen para si fakt i kryer nga SPAK?

Ndoshta në komunikimet e ardhshme, do duhet që bashkë me kërkesat për informacion, gazeta të dorëzojë dhe një certifikatë të noterizuar që konfirmon se e di kë ka kryeredaktor dhe pastaj një tjetër që konfirmon se certifikata e parë ka qenë autentike. Ndoshta duhet t’i tregojmë edhe oraret e turnet e punës, që oreksi i tij për të kontrolluar median të ngopet. Në këtë pikë, GJKKO ndoshta mund të mbledhë një panel ekspertësh që të kontrollojnë imtësisht vërtetësinë e tyre, pasi mungesa aktuale e efiçencës është e qartë.

Do të mund edhe ta kuptoja deri diku paranojën e gjykatësit Bani ndaj medias dhe ankthin se mos i ekspozohet në media paaftësia e tij dhe institucionit që drejton, veçanërisht kur edhe pas një muaji nuk verifikon dot informacione publike, por nuk është se i kërkuam ndonjë informacion sekret, vetëm diçka që lidhet me punën tonë të përditshme. Me sa duket, është pikërisht kjo ajo çfarë e frikëson kaq shumë.

E megjithatë, duhet t’ia njohim një sukses se si mund të kthejë një përgjigje zyrtare kaq paradokasle ku, i pyetur nëse mund të shpjegojë rregullat që ai po ju imponon gazetarëve, përgjigjet duke i kërkuar gazetarit të shpjegojë se kush është. Nuk duhet shumë për të kuptuar se si ai e sheh transparencën. Pra, Erion Bani kërkon dokumente për të mos dhënë dokumente.

11 Komente

  1. M
    Mero, na thuaj te verteten per Banin e Saliut

    Hajde gjykates bukurosh hajde! Po barkun pse aq te modh, apo ha para te thata e jo buken e zotit. Mos asht ky Bani nga ata bijte e denje te sali vrasesit?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Se po ndiqja nje interviste te Erjon Braces ne televizionin e Fane borxhliut, dhe nuk e vura re qe zoteri Bjorni paska nxjere shkrimin e radhes. Kritikat ndaj rregulloreve qe kufizojne mediat jane te mirepritura; poashtu edhe ato per friken e gjyqtareve ndaj tarnsparences. Por, sot me shume se per cdo gje tjeter duhet te na shqetesoje denoncimi i bujshem, me fakte, me ze ( dhe me figure me vone, thone) te Ben Tigrit ndaj kreut te Organizates, zotit Rama... po , po e lexuat mire, zotit Rama! Tani pse them zotit Rama. Si nje admirues i kultures juridike anglosaksone, e gjej te pershtatshme per kete rast. Me faktet e nxjerra ne dite, Kryeministri i Shqiperise del kreu i nje organizate trafikut nderkombetare te armeve. Domethene, nje kriminel. Ne traditen e larticituar keshtu i'u drejtohen krimineleve. Prsh, eshte Xhimi qe ka trafikon droge, arme, ka marre peng, ka tortyruar dhe vrare rivalet - detektivi qe e merr ne pyetje i drejtohet: zoti Xhimi kshu e zoti Xhimi ashtu; edhe ne procesverbalet e njejta gje; per te mos folur pastaj per sallen e gjyqit dhe shkrimet qe botohen ne shtyp per rastin. Perhere kur e permendin thone: zoti Xhimi! Keshtu edhe per Ramen. Kerrme eshte term figurativ, madje i imponuar nga ay vete, meqe i fyen Flamingot si sorra dhe korba, duke harruar se ato mblidhen rreth kerrmave, ashtu si Flamingot rreth zyres se tij ne Bulevard. Tani, meqe zoteri Bjorni qenka edhe kryeredaktor i Tema-s, duhet te mbaje qendrim ndaj ketij zhvillimi qe po ben buje ne opinionin publik shqiptar. Te gjithe po flasne per te, edhe pse mediat e narkoregjimit po mundohen te bejne sikur ska ndodhur gje. Fol tani zoteri, se qe do te flasesh do te flasesh patjeter, sic ka ndodhur perhere me lajmet e bujshme, por me mire fol qe tani dhe na thuaj se c'mendim ke; nuk ka rendesi se cfare; po deshe mohoje si shpifje, por reago. Beje per hir te Tema-s dhe lexuesve te saj, qe po detyrohen te lexojne portalet e tjera.

      Përgjigjjuni
      1. P
        P S E ?

        Si nuk u ngope nje here te vetme , duke ngrene mut me grushte or idjoti Skypion !

        Përgjigjjuni
      2. K
        K O R C A

        Ky eshte nga ata camer qe , qysh ne vitin 1992 jane pajisur si trung familjar me pasaporta greke , ne nje kohe kur cameve te tjere nuk u lejohej fare t`i afroheshin kufirit se perbenin rrezik per sigurine kombetare , kurse te gjithe emigrantet e tjere shqiptare i terhiqnin zvarre dhe i fshinin si plehra me operacionin "Fshesa" ! E kuptove tani , zoti komentues ?

        Përgjigjjuni
      3. K
        K

        Erion Bani eshte bandit I Saliut,keshtu qe mos prisni tjeter sjellje.

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjin gjon bami

          a mos eshte ky gjykatesi qe ka dy prinder pensioniste po shume te pasur, bile me te pasur se gruaja biznesmene e gjin gjonit me parat e gjinit si gjyqtar. po e pyes bam olsi dadon pse gjini i gjonit nuk iu nenshtrue vetingut, me shkue vullnetarist e me provue se eshte i ndershem, ne fakt ai eshte aq i ndershem sa prinderit e erion e bamit e sa olsi dado.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ina

            Nuk e di terë sistemi i drejtesise , kane kontroll per punën që bejnë , ka kontroll auditi , kush e kontrollon punen , por më duket se këta thonë bej si te them une e mos bëj si bej unë..

            Përgjigjjuni
            1. P
              Panajoti

              Nuk kufizon mediat po chat gpt se nuk e kundershtojne dot ti jep me fakte. I njeti problem po ndodh dhe ne gjykatat e shteteve te tjera. Nje avokat i rendomte tani ka argumente te forta qe edhe Juristi me i zoti has veshtiresi….

              Përgjigjjuni
              1. R
                Republika e BANEVE

                Zoti Kryeredaktor, ndoshta as ju se keni lexuar dispoziten e meposhtme, te LIGJ nr. 119/2014 Për Të Drejtën E Informimit Neni 3 E drejta e informimit 1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Çdo person eshte çdo qytetar/fshatar i republikes se Banëve!

                Përgjigjjuni
                1. V
                  V

                  Sa te jet Saliu gjall do ti kemi dhe keto mbetjet e tij si ky Erion Bani neper kembe.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BE 2035

                    Ky rast ilustron tensionin mes institucioneve gjyqësore dhe medias në Shqipëri. Në vend që të garantohej transparenca, u krijua një situatë ku burokracia dhe mosbesimi ndaj medias u përdorën si justifikim për të mos dhënë informacion. Kjo sjell dy pasoja:Dobësim i besimit publik ndaj institucioneve që duhet të jenë shembull i transparencës.Kufizim i medias në ushtrimin e rolit të saj si kontrollues i pushtetit.Në thelb, përgjigjja e GJKKO-së nuk adreson kërkesën për informim, por e zhvendos vëmendjen tek verifikimi i gazetarit, duke krijuar një paradoks: kërkohen dokumente për të mos dhënë dokumente. Ky është një shembull i mungesës së kulturës së llogaridhënies dhe transparencës institucionale.Do të ishte me interes të shihnim më tej se si Rregullorja e Sigurisë do të zbatohet në praktikë dhe nëse do të ketë mekanizma të qartë për të balancuar sigurinë me të drejtën e medias për informim. Gjykata nuk ka të drejtë ligjore t’i kërkojë gazetarit dokumente që provojnë profesionin e tij si gazetar për të bërë një kërkesë për informim. Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” është shumë i qartë: çdo person, pa dallim statusi, ka të drejtë të kërkojë informacion publik. Çfarë kërkon ligji janë të dhënat bazë: emër, mbiemër, adresë postare ose elektronike, përshkrim të informacionit të kërkuar, nënshkrim.Identifikimi: disa institucione mund të kërkojnë fotokopje të kartës së identitetit për arsye administrative, por kjo nuk është e detyrueshme sipas ligjit. Statusi profesional: nuk ka asnjë bazë ligjore që të kërkohet provë se kërkuesi është gazetar, avokat, apo profesion tjetër. E drejta për informim është universale.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje