Në Beograd u zhvillua ceremonia mortore e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mladić, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Ceremonia u shoqërua me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve dhe me nderime të veçanta ushtarake, duke shkaktuar reagime të forta për mënyrën se si një person i dënuar për disa nga krimet më të rënda të luftërave në ish-Jugosllavi u përcoll në Beograd.
Trupi i Mlladiç u ekspozua fillimisht në Kishën e Shën Apostull Lukës në Košutnjak, ku qytetarë dhe mbështetës u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit. Më pas, familjarë, miq dhe mijëra mbështetës u nisën në një procesion drejt varrezave Topčider, ku ai u varros pranë vajzës së tij, Anës.
Ceremonia fetare u drejtua nga Patriarku serb Porfirije, i shoqëruar nga një numër peshkopësh. Në fjalën e tij, patriarku foli për vdekjen, jetën e përjetshme dhe besimin e krishterë, duke thënë se lutja bëhet për shpëtimin e çdo njeriu.
Mori fjalën dhe djali i tij, Darko Mladić, i cili iu drejtua drejtpërdrejt të atit para të pranishmëve. Ai e përshkroi të atin si një njeri që kishte luftuar dhe sakrifikuar për popullin serb dhe tha se ai është i “barabartë me figura historike të Serbisë”.
Darko Mlladiç deklaroi gjithashtu se babai i tij ishte vrarë në Hagë dhe akuzoi gjykatat ndërkombëtare për trajtimin e tij.
Pas fjalimit u zhvillua një ceremoni me të shtëna armësh në formë nderimi.
Në ceremoni u shfaqën edhe simbole të traditës ushtarake. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin serb dhe u shoqërua nga muzikë ushtarake gjatë rrugës drejt varrit.
Pamjet nga ceremonia kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një nga figurat më të diskutueshme të luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Për viktimat dhe familjet e tyre, nderimet publike ndaj Mlladiç janë të dhimbshme, ndërsa në Serbi vijojnë heroizimet për kriminelët e luftës.
Ratko Mladić u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën në këtë qytet. Edhe BE, i konsideroi pamjet e varrimit në Serbi si tronditëse.
Serbet jane rrace e poshter. Nuk jane vetem politikanet, por jane si popull te ndyre. Prandaj ne duhet ti mbeshtesim fort VELLEZERIT tane Kosovare. Jane gjaku yne. Politikanet tane duhet te flasin ne Serbet me gjuhen e populli Kosovare. Ate i njohin me mire se ne ne Shqiperi
Cudi do te ishte nese do te ndodhte ndryshe, Per Serbet eshte hero, per pjesen tjeter te botes mund te jete ndryshe. Cdo shoqeri ka kendveshtrimin e vet mbi nje ngjarje apo person. Ne si popull, e kemi me veshtiresi qe te vleresojme figurat tona (madje edhe kur bota i vlereson me shume se ne).
Se cfar thot perendimi Serbis nuk intereson fare ata luajn me Perendimi sic duan ata per nji kombetare edhe e dine se BE,ja eshte dobet ndaj disa shteteve po ta bente kete shqiperia do beheshte nami ne Bruksel kurse Serbia ja del xhdohere ata e lusin te anetaresohet ne Nato ,ne BE por ata nuk kan nevoj dhe nuk largohen nga traditat Ortodokse dhe te jetojne me regullat e Brukselit te flliqura .
Keta jane Egersirrat qe Europa don te fuse gjirin e vet.Eshte nje KOMB GJENOCIDIAL qe nuk ja ndien per masakrimin e 8800 burrave e djemve te pafajshem brenda nje jave.FU SERBI.
Po kerrici Vucicit shkoi apo po fik zjarret?
Me këtë shtet Edi Rama bën "partneritet strategjik".
Po ne Kosove qe jane bërë kundër NATOS SHBA ETJ dge pro Arabisë, kundlër flamurit kombëtar, Nënë Tetezes, Skënderbeut dhe pro Allah Ekber!! O tempora o mores !!