Rreth 25 objekte në zonën e Tregut të Orizit në Vlorë do të shemben, duke i hapur rrugë projektit për rehabilitimin e kësaj zone.
Sipas kryetares së Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, bëhet fjalë për një projekt të konsultuar me publikun dhe të miratuar në Këshillin Bashkiak. Mes objekteve që do të shemben ka edhe ndërtime që nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit, ndërsa për ato që janë klasifikuar do të ndiqet procesi i dëmshpërblimit.
Ndërkohë, banorët theksojnë se objektet e tyre janë ende në proces legalizimi dhe se bëhet fjalë për ndërtime më shumë se 30-vjeçare. Ata shprehen se pas shembjes se u është ofruar bonus qiraje, por pa një afat të përcaktuar.
Shembjet kanë nisur këtë të martë dhe pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Ndërkohë, po verifikohen edhe objekte të tjera në zonë, për të përcaktuar nëse janë apo jo të përfshira në procesin e legalizimit.
Sa mire ,te prishen edhe gjithe ndertimet siper vend strehimeve ,na kane zene frymen
Pos bomba atomike e bjen ne veti ket vende muuti….qet e berishes e bene laknorin pershesh per te kerkuar muutin….enveri u la nje diamant te pa gdhendur dhe shqiptaret duhet atere vetem ta gdhendin dhe ky vend te shkelqej por jo i biri i shkines sali berishoviqi me nipat e grekut e q’kulen diamantin e ben pershesh e dhjejten n’ta.