Tensione në protestë, protestuesit hedhin vezë në drejtim të policisë (VIDEO)

8 Shtator 2026, 17:55Politika TEMA
Tensione në protestë, protestuesit hedhin vezë në drejtim

Tensione janë regjistruar në protestën që po zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit teksa siç shihet edhe nga pamjet protestuesit po hedhin vezë në drejtim të policisë.

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar ditës së 101-të të protestës teksa shihen me pankarta në duar duke bërë thirrje kundër policisë.

“Policia e krimit”, thërrasin një zëri protestuesit të cilët më pas kanë bërë thirrje edhe ndaj qeverisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje