Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, një projekt që parashikon ndërhyrje tërësore në një prej hapësirave kryesore publike të kryeqytetit.
Projekti parashikon rikthimin e sipërfaqes së sheshit në një hapësirë të dedikuar kryesisht për këmbësorët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e funksioneve të reja do të zhvillohen nën tokë. Sipas relacionit teknik, ndërhyrja përfshin një parkim nëntokësor, muze arkeologjik, Kapelën e Nënë Terezës, hapësira shërbimi dhe një shesh publik.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me qarkullimin. Trafiku që aktualisht kalon në sipërfaqen e sheshit parashikohet të zhvendoset në nivelin e dytë nëntokësor. Aksesi do të realizohet përmes 3 rampave me nga dy korsi: një në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, dhe dy të tjera në rrugën “Lek Dukagjini”. Rampat do të lidhen me një unazë nëntokësore qarkullimi, në qendër të së cilës vendoset parkimi.
Parkimi është projektuar në kuotën -7.75 metra dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 170 vendesh. Prej tij do të sigurohet lidhja edhe me hapësirat e tjera të kompleksit nëntokësor.
Ndërkohë, në nivelin -4 metra parashikohet një shesh i ri publik i zhytur, që do të shërbejë edhe si pikë shpërndarëse drejt funksioneve kulturore dhe publike. Projekti përfshin një hapësirë rreth 500 m² për pritjen dhe hyrjen në muzeun arkeologjik, një kapelë rreth 700 m² kushtuar Nënë Terezës, si dhe një bar-restorant prej rreth 340 m².
Sipas dokumentacionit teknik, synimi është që funksionet e reja të zhvillohen kryesisht nëntokë, duke kufizuar volumet e reja mbi sipërfaqe dhe duke ruajtur karakterin monumental dhe marrëdhënien vizuale të sheshit me ndërtesat historike përreth
Se per cfare duhet gjithe ky investim aty , sheshi nene tereza eshte shume mire ashtu sic eshte. Me aq para kishit ndertuar nje spital te ri, tani mos e quani me sheshi nene tereza por qendra tregtare nene tereza
Asnje marredhenje vizuale te sheshit me ndertesat , i gjithe projekti nje deshtim prej betoni
Kush a ka ba qat projekt mostruoz, hajnia ska fund nket ven, sheshi nan tereza asht i shenjt e sduhet me u prek nga ksisoj
Po mir or Frrok mo kalo ne Tirane here tjtetr bjeri nga Durrsi
Bejeni minimumi 5 kate nentokesore. Merrni shembull nga Luksemburgu. Parkim me 1 kat nuk ka vlere.
16 miliardë bëri Sheshi Skënderbej që është disafish më i madh në sipërfaqe se ky shesh. Vidhi e mos u ngopshi o të pafytyrë, derisa SPAK rri e bën sehir.
Kuptohet dhe është e qartë per se behet protesta per te kapur qeverine dhe vjedhjet nëpërmjet tenderave