Lajmet e fundit

Gjëra të pazakonta janë zbuluar në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq.
Lidhur me këtë është deklaruar për Klan Kosovën kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Ahmeti.
Ahmeti sqaroi se çka saktësisht bëhet fjalë.
"Ky objekt iu ka dhënë disa familjeve serbe të ardhura si refugjatë nga Kroacia apo diçka e tillë. Qysh me marrjen e mandatit tonë, ne kemi filluar qysh në janar e kemi filluar procedurën që këtë objekt t'ua kthejmë qytetarëve, t'ia kthejmë shkollës dhe inspekcioni vazhdimisht ka punuar me objektin, për të parë se cilat janë kushtet e objektit për ta shfrytëzuar për shkollë, por në të njëjtën kohë edhe me familjet që kanë qenë këtu, që për informacionin tuaj janë dy familje. Një familje dhe një plakë e vjetër që ka vazhduar të jetojë këtu. Ne u kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre familjeve që të bëjnë zgjidhje dhe të dalin nga ky objekt", tha ai.
Gjatë pastrimit të objektit janë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.
Për këtë, kryesuesi tha se tani po merren njësitet përkatëse të policisë.
Ai tha se nuk ka nevojë për të krijuar panik.
https://klankosova.tv/gjera-te-pazakonta-gjenden-ne-bodrumin-e-ish-shkolles-teknike-ne-obiliq