Lajmet e fundit

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se po përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-rus dhe pro-Partisë Komuniste Kineze.
Wilson ka deklaruar se një qasje e tillë është pjesë e propagandës së regjimit të Vuçiqit, ndërsa ka thënë se qytetarët serbë dëshirojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe paqe në rajon, transmeton Klankosova.tv.
Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-rus, pro-Partisë Komuniste Kineze dhe pro kriminelëve të luftës, por kjo është një gënjeshtër propagandistike”, ka shkruar Wilson.
Sipas tij, populli serb kërkon “mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe paqe në rajon”.
Është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forcat autoritare dhe nxit urrejtjen”, ka deklaruar kongresisti amerikan.
Vucic tries to present the Serbian people as pro-Russia, pro-CCP, and pro-war criminal but this is a propagandistic LIE. The Serbian people want economic opportunity, prosperity, rule of law, and PEACE in the region. It is the Vucic regime alone that invites in authoritarian…
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 8, 2026