Lajmet e fundit

Dani Carvajal mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi ish-mbrojtësi i Real Madridit raportohet se u është ofruar tri klubeve angleze.
Sipas TEAMtalk, përfaqësuesit e 34-vjeçarit kanë kontaktuar me Liverpoolin dhe Manchester Cityn, ndërsa interesimi më konkret vjen nga Fulhami.
Carvajal është pa klub që nga fundi i qershorit, kur i skadoi kontrata me Real Madridin. Duke qenë lojtar i lirë, ai mund të firmosë edhe pas përfundimit të afatit kalimtar, transmeton Klankosova.tv.
Një transferim te Fulhami do ta ribashkonte spanjollin me Alvaro Arbeloan, i cili këtë verë mori drejtimin e skuadrës angleze.
Pavarësisht disa diskutimeve për marrëdhënien e tyre gjatë kohës te Real Madridi, Arbeloa më herët e ka cilësuar Carvajalin si “lojtar themelor” dhe një prej produkteve më të rëndësishme të akademisë madrilene.
Fulhami aktualisht po kalon një periudhë të vështirë, pasi Arbeloa ka humbur tri ndeshjet e para në Premier League.
Përveç klubeve angleze, Carvajal ka interesim edhe nga MLS, Arabia Saudite dhe disa skuadra të tjera evropiane. Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje konkrete për të ardhmen e tij.