Lajmet e fundit

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Collina, së bashku me Shefin e Shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Nënkolonelin Massimo Ienco, u takuan me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
Siç njofton KFOR-i, takimi është zhvilluar në këtë komunë, transmeton Klankosova.tv
"Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të rritur bashkëpunimin.
Gjatë takimit, Gjenerali i Brigadës Collina dha një pasqyrë të aktiviteteve të KFOR-it dhe riafirmoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë", thekson misioni i NATO-s në Kosovë.