Lajmet e fundit
Serbia e ka varrosur me nderime shtetërore kriminelin e dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiq.
Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli, deklaroi në Kosova Today, se Ratko Mlladiq nuk ka qenë gjeneral por frikacak.
Ai theksoi se gjenerali shqiptar Rrahim Ademi e ka mposhtur atë në frontet e luftës.
"Ta humbësh betejën, ta humbësh luftën dhe të fshehesh si frikacak, nëpër bodrumet e kazermave të ushtrisë serbe, kodi i një oficeri këtë s'do ta lejonte. Pra, po të mos ishte i tillë ai nuk do të bënte se çfarë bëri ndaj popullit mik boshnjak", deklaroi Veseli në Klan Kosova.
"Është një gjeneral shqiptar Rrahim Ademi, i cili e ka mposhtur këtë të ashtuquajtur gjeneral në frontet e luftës", theksoi ai.