Lajmet e fundit

Disa gjëra të pazakonta janë zbuluar në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq këtë të martë.
Gjatë pastrimit të objektit u hasën pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim, megjithatë, sipas informacioneve të gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, në këtë lokacion nuk ekzistojnë dyshimet për varrezë masive.
Sipas fotove të siguruara nga Klan Kosova, në bodrum shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi.