Lajmet e fundit

Sa shpesh shkojmë në tualet ndryshon nga personi në person dhe mund të ndikohet nga mosha, ushqimet, pijet dhe gjendja shëndetësore. Sipas urologut Hamid Abboud, kafeja, çaji, alkooli dhe pijet e gazuara mund të rrisin nevojën për të urinuar.
Por cila është frekuenca normale sipas moshës?
Fëmijët: rreth 6-14 herë në ditë. Urinimi i shpeshtë mund të lidhet me ankthin, kapsllëkun, kafenë ose infeksionet urinare, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Adoleshentët: zakonisht 4-6 herë në ditë, megjithëse gjatë pubertetit kjo mund të ndryshojë.
Të rriturit nën 60 vjeç: përgjithësisht 5-8 herë gjatë ditës dhe deri në një herë gjatë natës.
Mbi 60 vjeç: frekuenca mund të shkojë deri në 10 herë në ditë, ndërsa zgjimi gjatë natës bëhet më i zakonshëm.
Eksperti thekson se ndryshimet e papritura në frekuencën e urinimit nuk duhen neglizhuar, pasi mund të lidhen me infeksione urinare, diabetin apo probleme të fshikëzës dhe prostatës. Për gratë, shtatzënia është gjithashtu një faktor i zakonshëm që rrit nevojën për të urinuar.