Lajmet e fundit

Një shqiptar dyshohet se është vrarë në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Lidhur me ngjarjen tragjike janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.
Sipas tyre, rasti ka ndodhur në lagjen "Neukoln".
Autoritetet e rendit potencojnë se orës 02:40, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”, janë shkrepur disa të shtëna me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari.
Ai nuk arriti t'ju bëjë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet, të udhëhequra nga Prokuroria e Berlinit, po vazhdojnë, veçanërisht për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit.
Sipas mediave gjermane viktima është nga Maqedonia e Veriut, transmeton Klankosova.tv.
Derisa portali TetovaSot, raporton se tashmë i ndjeri M.M vinte nga fshati Radushë i Tetovës.