Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me një vendim të Policisë së Kosovës për parkingjet zyrtare pranë institucioneve të vendit.
Përmes një reagimi, Behrami thotë se Policia, ka vendosur që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si të pazakontë, duke theksuar se vendimi, sipas tij, vjen vetëm një ditë pasi është thirrur seanca e Kuvendit.
“Policia e okupuar nga Sfeçla paska marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës. Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën!”, ka shkruar Behrami transmeton Klankosova.tv.
Në reagimin e tij, deputeti i PDK-së ka përdorur edhe ironi, duke iu referuar situatës së krijuar rreth masave të sigurisë në Kuvend.
“Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend. 🤣 Paranojaka bre”, ka shkruar ai.