Vendimi! Avokatët bojkotojnë pa afat seancat në GJKKO, kërkojnë pezullimin e rregullores
Avokatët kanë vendosur bojkotimin pa afat të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re që ndalon përdorimin dhe mbajtjen e celularëve në sallat e gjyqit.
Vendimi është marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe hyn në fuqi menjëherë.
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të GJKKO-së, duke argumentuar se dispozitat e saj bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe Kodin e Procedurës Penale.
Sipas Haxhisë, Dhoma e Avokatisë i ka drejtuar GJKKO-së një kërkesë zyrtare për rishikimin e rregullores, por deri më 8 shtator nuk ka marrë asnjë përgjigje nga gjykata.
“I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional”, është shprehur Haxhia.
Në vendimin e saj, Dhoma Kombëtare e Avokatisë i kërkon GJKKO-së pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të dispozitave të rregullores, duke kërkuar që të garantohet e drejta e mbrojtësit për të mbajtur telefonin në sallën e gjyqit.
Bojkoti pa afat
Dhoma e Avokatisë ka përcaktuar se bojkoti do të vijojë pa afat, deri në pezullimin e dispozitave të kundërshtuara të rregullores.
Avokatët që nuk do t’i përmbahen vendimit të bojkotit do të përballen me procedim disiplinor nga Dhoma e Avokatisë.
Në të njëjtën kohë, Dhoma ka deklaruar se do të garantojë mbrojtjen institucionale të avokatëve për pasojat që mund të rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi.
Vendimi do t’i komunikohet edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), të cilit i kërkohet të ndërhyjë lidhur me situatën e krijuar.
Haxhia kërkon takim urgjent me KLGJ-në
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka bërë të ditur gjithashtu se i ka kërkuar një takim urgjent kreut të KLGJ-së për të diskutuar rregulloren e re.
“Kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, deklaroi Haxhia.
Dhoma e Avokatisë pritet ta publikojë vendimin në faqen zyrtare të saj. Vendimi është i zbatueshëm menjëherë, ndërsa përfundimi i bojkotit lidhet me pezullimin e dispozitave të rregullores së GJKKO-së që kanë shkaktuar përplasjen me avokatët.
Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt
Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt