Ministria e Brendshme do të rishikojë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

8 Shtator 2026 | 13:52

Shqipëria pritet të rishikojë kriteret për pranimin në shërbimin zjarrfikës, përfshirë edhe kufirin e moshës. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se ka nisur puna për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon këtë shërbim.

Deklarata u bë gjatë një takimi me profesionistë shqiptarë që prej vitesh punojnë si zjarrfikës në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të interesuar për t’iu bashkuar këtij profesioni.

“Kemi nisur punën për përmirësimin e bazës ligjore për një sistem sa më efektiv, parandalues dhe mbrojtës kundër zjarrit në vend, përfshi dhe rishikimin e kriterit moshor për pranimin në shërbim”, u shpreh Lamallari.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e një rishikimi tërësor të legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të shërbimit zjarrfikës. Në këtë proces pritet të merret në konsideratë edhe përvoja e profesionistëve shqiptarë që ushtrojnë këtë detyrë në vendet e Bashkimit Europian.

Ministri vlerësoi kontributin e Albanit, Bojkenit dhe Angjeles, të cilët shërbejnë në Finlandë, si dhe të Greinit dhe Luçianos në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bashkëpunimi me profesionistët shqiptarë jashtë vendit do të vijojë edhe përmes trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe kontakteve me shërbimet homologe europiane.

Në fokus do të jetë gjithashtu përfshirja e të rinjve që dëshirojnë t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën, në fjalën e mbajtur në nisje të sesionit të ri parlamentar, se po...
17:50 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026