Pagat e reja të magjistratëve, Balla: Do të votohen në Parlament më 17 shtator

8 Shtator 2026 | 12:25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se pagat e reja të magjistratëve do të votohen në Parlament më 17 shtator.

“Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator. Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet, jurisprudenca nuk është ekzakte. Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Atyre që iu djeg barku, që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëve. Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, tha Balla.

vijon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...
17:36 | 08/09/2026