Pagat e magjistratëve, Balla: Respektojmë vendimin e “Kushtetueses” kemi depozituar projektligjin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
8 Shtator 2026 | 11:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Konferencën e Kryetarëve lidhur me debatin për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Balla iu drejtua opozitës, duke theksuar se mazhoranca respekton vendimet e gjykatave dhe se nuk i kundërshton ato përmes protestave.

““Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera. Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, ne respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit dhe jo e gjykatave, duke iu referuar parimit të ndarjes së pushteteve.

“Në botën demokratike, përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit, jo e gjykatave”, u shpreh Balla.

Sipas tij, Kuvendi ka ndjekur procedurat e parashikuara dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me statusin e magjistratëve.

Balla deklaroi se projektligji duhet të shqyrtohet me prioritet në komisionet parlamentare dhe më pas të kalojë për miratim në seancë plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...
17:36 | 08/09/2026