Hoxha pret Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Do të luajmë rolin tonë krah SHBA për paqen dhe sigurinë

8 Shtator 2026 | 15:34

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti këtë të martë në Tiranë Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Në një postim në X, Hoxha theksoi se gjatë takimit ata diskutuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF teksa theksoi se kjo shndërron në kontribut real në terren, një prej komponentëve kryesorë të politikës sonë të jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim.

Ministri nënvizon se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

“Pjesëmarrja jonë në ISF pasqyron gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar konkretisht në një iniciativë që synon ruajtjen e sigurisë dhe dinjitetit të popullit të Gazës, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe rindërtimin, dhe ndihmën në krijimin e kushteve për një horizont politik të besueshëm dhe të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha Hoxha.

Ministri shtoi se Shqipëria ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përmes NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe misioneve të tjera ndërkombëtare.

“Kontributi ynë në ISF është një vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe i besimit tonë se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave të kohës sonë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për paqen, sigurinë dhe një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit”, deklaroi Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...
17:36 | 08/09/2026