Zbardhet kërkesa e drejtuesve të prokurorive pas bllokimit të pagesave
Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e thirrur sot nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 të magjistratëve dhe administratës.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë takimit u diskutua në mënyrë të detajuar situata e krijuar dhe nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve, si dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.
Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar standardin kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë kuadër, u dakordësua që çështja të vijojë të trajtohet përmes instrumenteve ligjore, me synim garantimin e pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë, si dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.
Në mbledhje morën pjesë drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Shoqatës së Prokurorëve.
Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt
Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt