Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke komentuar një fotografi të një vajze dhe duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si brezat e rinj po përballen me të kaluarën dhe raportet mes popujve.
Cana ka thënë se fotografia e ka bërë “thellësisht të trishtuar”, duke theksuar se brezi i ri duhet të jetë ai që sjell shpresë, perspektivë dhe një të ardhme të përbashkët e paqësore mes popujve.
“Fotoja e kësaj vajze më bën thellësisht të trishtuar, për një brez që duhet të japë shpresë dhe një perspektivë të një të ardhmeje të përbashkët dhe paqësore, me lidhje të sinqerta mes popujve tanë”, ka shkruar Cana.
Ai ka theksuar se personat e rinj nuk e kanë përjetuar luftën e vitit 1992, por, sipas tij, janë edukuar për të trashëguar urrejtjen dhe për të interpretuar në mënyrë të gabuar figurat e së kaluarës.
“Në vitin 1992 ajo nuk kishte lindur ende, të cilët nuk e përjetuan atë luftë, por u edukuan për të trashëguar urrejtjen, për të marrë gabimisht një kriminel përgjegjës për krimin më makabër kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore si një patriot, dhe një dënim për gjenocid si një fyerje ndaj kombit!”, ka deklaruar ish-kapiteni kuqezi.
Në fund të reagimit të tij, Cana ka bërë thirrje për reflektim dhe ndryshim, duke thënë se të gjitha kombet kanë përgjegjësi për të mësuar nga e kaluara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
“Të gjitha kombet kanë detyrat e tyre të shtëpisë për të bërë për brezat e ardhshëm, por Serbia nuk po mëson nga e kaluara dhe vazhdon të jetojë në të kaluarën e saj të trazuar dhe nuk po mendon për ndryshimin e politikave!!!”, ka përfunduar Cana.
“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kurti reagon për varrimin e Mlladiçit: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt