Bardhi akuza qeverisë: Po cenohet pavarësia e sistemit gjyqësor
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për shkelje të detyrimeve kushtetuese lidhur me pagat e magjistratëve.
Deklarata e tij erdhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku Bardhi kundërshtoi mënyrën se si mazhoranca po trajton çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.
Sipas Bardhit, përgjegjësia për hartimin dhe propozimin e një projektligji që lidhet me pagat e magjistratëve i takon Këshillit të Ministrave, pasi çështja ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit.
Ai kritikoi nismën e dy deputetëve socialistë, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se mazhoranca nuk ka marrë masat e nevojshme për zbatimin e tij.
“Këshilli i Ministrave nuk e ka ushtruar detyrimin për të propozuar projektligj për pagat e magjistratëve. Nuk është detyrë e deputetëve të propozojnë çështje që prekin buxhetin e shtetit”, deklaroi Bardhi.
Sipas tij, nisma parlamentare nuk garanton zbatimin e vendimit të Kushtetueses dhe krijon pasiguri për funksionimin e gjykatave dhe administratës së drejtësisë.
Bardhi e cilësoi situatën si një problem serioz për pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndërsa paralajmëroi se vonesat në adresimin e çështjes mund të sjellin pasoja në funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.
Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt