Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit
8 Shtator 2026 |
17:36
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ndërsa në ndihmë kanë qenë edhe banorë të zonës dhe forcat e policisë.
Pas disa orësh, zjarri është izoluar dhe banesa është shpëtuar. Nga flakët janë djegur rreth 1 hektar sipërfaqe me shkurre dhe barishte, si dhe disa pemë frutore.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe po hetohet nga policia.
Lajme të Sugjeruara
Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt
Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
Tensione në protestë, protestuesit hedhin vezë në drejtim të policisë (VIDEO)
Tensione janë regjistruar në protestën që po zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit teksa siç shihet edhe nga pamjet protestuesit po hedhin vezë në drejtim të...
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt