zoom

Aktualitet

Dosja rozë e bosit të drogës: Filmoi në hotelin e tij vajza të njohura të ekranit në intimitet, më pas i shantazhoi

Dosja rozë e bosit të drogës: Filmoi në hotelin e tij vajza të njohura të ekranit në intimitet, më pas i shantazhoi

Një person i paidentifikuar publikisht, i cili sipas është në kërkim nga SPAK për çështje që lidhen me trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale, dyshohet se ka mbledhur materiale intime të disa moderatoreve, gazetareve, ish-miseve dhe modeleve, duke përdorur, ndër të tjera, një sistem të fshehtë filmimi në një hotel në Tiranë.

Sipas raportimeve mediatike, hoteli, i cili është sekuestruar nga SPAK, kishte një sistem të fshehtë monitorimi dhe regjistrimi në dhoma.

Disa prej filmimeve dyshohet se janë realizuar pa dijeninë e personave të përfshirë, ndërsa në raste të tjera materiale intime dyshohet se janë dërguar vetë nga disa gra, në rrethana të mirëbesimit.

Po ashtu, disa prej materialeve intime dyshohet se janë ruajtur dhe më pas shpërndarë fillimisht në një rreth të ngushtë personash.

p

Personi në fjalë mund të ketë përdorur materiale komprometuese për të shantazhuar ose përndjekur disa prej grave.

Përndjekja dyshohet se është kryer përmes monitorimeve, fotografimeve, telefonatave, profileve anonime, letrave, materialeve denigruese dhe kërcënimeve.

Srukturat e Policisë së Shtetit po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të kërkuar./ Zoom.al

Postime të lidhura