Aplikacion
Tensionet kanë shoqëruar protestën qytetare të zhvilluar sot në Tiranë, në zonën pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme.
Disa efektivë të FNSH-së janë goditur me vezë nga protestuesit, ndërsa dy të tjerë kundërshtuan efektivët dhe thyen perimetrin e sigurisë.
Gjatë tubimit, 5 protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa efektivët i kanë larguar nga zona ku po zhvillohej protesta.
Shoqërimi i tyre u bë ndërkohë që vijonin thirrjet e protestuesve kundër qeverisë dhe klasës politike./ Zoom.al
